Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Fatmir Besimi ka keqpërdor 900 mijë euro. BDI hedh posht akuzat

PDSH: Fatmir Besimi ka keqpërdor 900 mijë euro. BDI hedh posht akuzat

02 Prill – “Kjo është kontrata e lidhur në mes Ministrisë së Mbrojtjes nënshkruar nga ministri i atëhershëm i mbrojtjes Fatmir Besimi dhe kompanisë “Pucko Petrol” pronë e Ismail Jahoskit

PDSH-ja ka akuzuar Fatmir Besimin se në kohën kur ka qenë Ministër i Mbrojtjes ka lidhur kontratë me kompaninë ‘Pucko Petrol’ në pronësi të Ismail Jahovskit, në vlerë të 56 milionë denarë, ose rreth 900 mijë euro për furnizimin me mazut. Ismail Jahovski është kryetar i Komunës së Pllasnicës nga radhët e BDI-së. Nga PDSH-ja thonë se kontrata është lidhur pa tender.

“Kjo është kontrata e lidhur në mes Ministrisë së Mbrojtjes nënshkruar nga ministri i atëhershëm i mbrojtjes Fatmir Besimi dhe kompanisë “Pucko Petrol” pronë e Ismail Jahoskit, me të cilën “Pucko Petrol” obligohet ta furnizoje Ministrinë e Mbrojtjes me 1.200.000 (një milion e dyqind mije) litra Mazut (naftë për ngrohje), kurse Ministria e Mbrojtjes t’i paguaj plot 56.000.000 denarë firmës “Pucko Petrol. Për kete kontratë nuk është hapur procedurë për furnizim publik (tender), por kontrata është lidhur me marrëveshje në 4 sy”, deklaroi Gazmend Aliu, PDSH.

Nga BDI-ja thonë se të gjitha furnizimet publike të funksionarëve të saj janë bërë në përputhje me ligjin, ndërsa pretendimet e PDSH-së i shohin vetëm si fushatë qëllimkeqe në mungesë programit, dhe tentativë për të mbuluar problemet e saj brenda partiake.

“Hedhim poshtë me indinjatë akuzat e ngritura nga PDSH-ja, bërë në vazhdën e fushatës së shpifjeve dhe të gënjeshtrave me bisht, kundër BDI-së dhe ideve të saj. PDSH nuk mund të plotësojë boshllëkun e saj të ofertës, me shpifje kundër BDI-së. Qytetarët janë në pritje për të dëgjuar programin që propozojnë, siç dëgjuan e panë 1.081 projektet e BDI-së. Nëse PDSH mendon se, kjo është mënyra për t’i mbuluar problemet e brendshme, ka mashtruar veten por jo dhe qytetarët shqiptarë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

PDSH-ja njoftoi se të gjitha dokumentet e prezantuara nëpër konferenca për shtyp, ku akuzojnë funksionarët e BDI-së, do të dorëzohen edhe në institucionet përkatëse dhe do të iniciojnë procedura përkatëse

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *