Home / Lajme / Maqedoni / PDSH – ja përjashton Ziadinë Selën e Elmazin pas moratoriumit

PDSH – ja përjashton Ziadinë Selën e Elmazin pas moratoriumit

01 Prill – Lajmin për Portalb e konfirmoi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi i cili tha se ata kanë shkelur statutin e partisë dhe për këtë janë të përjashtuar nga radhët e PDSH-së

Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë sot përmes një komunikate e zyrtarizoi vendimin e saj për mos aktivizimin në këto zgjedhje. Pas kësaj ka reaguar kryesia qendrore në Tetovë e cila ka marrë vendim për ti suspenduar kryetarin e degës së PDSH-së në Strugë, Lavdrim Elmazin dhe anëtarin e kryesisë qendrore të PDSH-së nga Struga, Ziadin Sela.

Lajmin për Portalb e konfirmoi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi i cili tha se ata kanë shkelur statutin e partisë dhe për këtë janë të përjashtuar nga radhët e PDSH-së.

“Koordinatori i degës së PDSH-së Strugë, nga sot do të jetë kryetar i shtabit zgjedhor në Strugë, Nafi Doko ndërsa anëtar i kuvendit qendror dhe anëtar i kryesisë qendrore të PDSH-së, caktohet Zija Jonuzi” tha Tresi.

“Pas diskutimeve të shumta nga të gjithë të pranishmit, u propozua dhe në mënyrë unanime u votua konkluza, si në vijim: Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë, do të ngrijë aktivitetin e saj (shpall moratorium), për këtë cikël zgjedhor, deri në përfundimin e tyre” – thuhet në kumtesën zyrtare të degës së PDSH Strugë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *