Home / Lajme / Maqedoni / PDSH kërkon procedurë hetimore ndaj funskionarëve të BDI-së

PDSH kërkon procedurë hetimore ndaj funskionarëve të BDI-së

23 prillKërkojmë urgjentisht që Komisioni për anti-korrupsion të kryej punën e vetë konform Ligjit dhe të ngre procedura ndaj të gjithë funksionarëve të BDI-së për të cilët ne sot dorëzojmë faktet”, tha Fazliu.

Sot para godinës së anti-korrupsionit anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Bekim Fazliu mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së:

“Partia Demokratike Shqiptare gjatë javëve të kaluara me fakte dokumentoi korrupsionin dhe hajninë e BDI-së.

Edhe pse Ligji i obligon disa institucione, përfshi këtu edhe Komisionin për Anti-korrupsion, që të veproje në raste kur paraqiten fakte për korrupsion të bartësve të funksioneve, për fat të keq kjo nuk ndodhi. Për këtë arsye ne detyrohemi që sot t’i dorëzojmë faktet dhe dokumentet të cilat i posedojmë me çka faktohet zhytja në korrupsion e funksionarëve të BDI-së.

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi kanë lidhur kontrata shumëmilionëshe në katër sy në kundërshtim me Ligjin, Ministri i Ekonomisë Valon Saraçin mitmarrje për dhënie të lejeve dhe koncesioneve, rast i faktuar edhe me deklaratë të biznesmenit të cilit i janë kërkuar pare për të marre koncesion, Ministri i Pushtetit Lokal Tahir Hani që paguan gati nga 800 euro në muaj një ish funksionar partiak apo mbesën e vet 850 euro në muaj që s’ka shkel kurrë në ministri, Deputetja Ermira Mehmeti që në kundërshtim me Ligjin përveç rrogës së deputetes merr edhe 500 euro shtesë në muaj nga Talat Xhaferi pa mos treguar se për cilat shërbime paguhet, zv/drejtori i Drejtorisë të Hyrave Publike Argetim Asani i cili për çdo ditë dëmton biznesin shqiptar nëpërmjet dënimeve dhe mbylljes së tyre kurse për biznesin e vet nuk paguan aspak tatim.

Dosjes së krimeve dhe hajnisë se dokumentuar të funksionareve të BDI-së sot i shtohen edhe Blerim Bexheti-Minister i Drejtësisë dhe Rafiz Haliti Drejtor i Postave.

Blerim Bexheti në punën e tij si Ministër nuk ka bere asgjë të mirë për shqiptaret. Blerim Bexheti ministerllëkun e tij e ka shfrytëzuar për trysni dhe reket ndaj përmbaruesve, për mitmarrje për dhënien e licencave për noter. Shifrat e mitmarrjes janë alarmante dhe lëvizin prej 30.000,60.000 e deri me 100.000 euro. Ministri i drejtësisë në mënyre të drejtpërdrejte ose nëpërmjet njerëzve të tij është i implikuar në krim dhe hajni siç janë tenderimet, presionet ndaj gjyqtareve, ndaj burgjeve dhe të burgosurve shqiptar.

Drejtori i Postave Rafiz Haliti pas shume vjedhjeve dhe djegieve mendoi që si shpëtim do ta flijoj nipin e vet që u dënua me burg për hajninë e dajës.

Si rrumbullakosim i kësaj dosje të krimit dhe hajnisë të BDI-së nuk mund të mungonte axha i
Ali Ahmetit, Ismail Ahmeti i cili në vazhdimësi ka plaçkitur UT-në.

Kërkojmë urgjentisht që Komisioni për anti-korrupsion të kryej punën e vetë konform Ligjit dhe të ngre procedura ndaj të gjithë funksionarëve të BDI-së për të cilët ne sot dorëzojmë faktet”, tha Fazliu.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *