Home / Lajme / Maqedoni / PDSH ne Sllatinë:“Ali Ahmeti dhe BDI ua mësuan rrugën maqedonasve që ti kërcënojnë shqiptarët.

PDSH ne Sllatinë:“Ali Ahmeti dhe BDI ua mësuan rrugën maqedonasve që ti kërcënojnë shqiptarët.

16 Prill -PDSH-ja dje mbajti tubim në fshatin Sllatinë, komuna Tearcës. Lideri i partisë Menduh Thaçi u bëri thirrje banorëve të fshatit që në zgjedhjet më 27 prill të votojnë lirshëm edhe krahas frikësimeve dhe presioneve.

PDSH-ja dje mbajti tubim në fshatin Sllatinë, komuna Tearcës. Lideri i partisë Menduh Thaçi u bëri thirrje banorëve të fshatit që në zgjedhjet më 27 prill të votojnë lirshëm edhe krahas frikësimeve dhe presioneve. Kur dikujt ia merr votën, ia merr lirinë, me këto fjalë, kreu i PDSH-së ka kërkuar mbrëmë votën para banorëve të fshatit Sllatinë, ndërsa ka kritikuar partinë shqiptare në pushtet se e njëjta ditën e diel ka bërë presion ndaj votuesve të PDSH-së, të cilët kanë dalë për ti dhënë votën kandidatit të tyre për president Iljaz Halimit. Thaçi takimet me elektoratin mbrëm i ka zhvilluar edhe në fshatin Nerasht, dhe në disa fshatra tjerë të komunës së Tearcës.

“Ali Ahmeti dhe BDI ua mësuan rrugën maqedonasve që ti kërcënojnë shqiptarët. Kërcënimi i Ali Ahmetit është qesharak, por kërcënimi i qeverisë së Maqedonisë dhe Gruevskit është real. Ky po e bën rrugën e shejtanit, që ti thotë kryeshejtanit, tash në zgjedhjet tjera kërcënoj shqiptarët që do i nxjerrësh prej pune, do ua dërgosh inspekcinë, kërcënoj se do ua çoj policinë, dhe atëherë shqiptarët jo që nuk do dalin në votime por do dalin dhe do votojnë për maqedonasit. Kjo është e keqja më e madhe e ditës së diel, e dija unë që do ndodh kjo, por vetëm me e pa se sa i ligë është Ali Ahmeti kur është në pyetje pushteti dhe interesi i tij”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *