Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:BDI kërcënon votuesit

PDSH:BDI kërcënon votuesit

22 prill-“Të nderuar administratorë, policë, punonjës në shëndetësi, arsimtarë dhe të gjithë të punësuar, mos bini pre e shantazheve dhe e kërcënimeve, se BDI as tash nuk është në pushtet, e mbas 27 prillit aspak. Ju në mënyrë të qetë dilni dhe me votën tuaj dënojeni BDI duke votuar PDSH-në. Më 27 prill me fitoren e PDSH-së dhe kyçjen e saj ne qeveri do të përfundojë ankthi i shqiptarëve”, tha Fazliu.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) përmes kandidatit për deputet Bekim Fazliu, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se përmes metodave të ndryshme frikëson qytetarët shqiptarë. Sipas tij, duke u afruar dita e votimit rriten presionet dhe kërcënimet nga ana e BDI-së, shfrytëzohen metoda nga më të ndryshmet si shantazhe, presione dhe kërcënime. “I detyrojnë administratorët dhe të gjithë të punësuarit që të hartojnë lista, se në të kundërtën u kërcënohen që do t’i nxjerrin nga puna. Tentojnë ti frikësojnë njerëzit në variante të ndryshme duke u dërguar sms-porosi dhe së fundi me postë u dërgojnë letra shqiptarëve. Kjo është edhe një vepër penale se si Posta e Maqedonisë vendoset në shërbim partiak. Për këtë situatë janë të informuar të gjithë përfaqësitë diplomatike të akredituara në Shkup”, deklaroi Fazliu në një pres konferencë me gazetarë në selinë e PDSH-së në Tetovë. Ai më tej ka lëshuar edhe një apel. “Të nderuar administratorë, policë, punonjës në shëndetësi, arsimtarë dhe të gjithë të punësuar, mos bini pre e shantazheve dhe e kërcënimeve, se BDI as tash nuk është në pushtet, e mbas 27 prillit aspak. Ju në mënyrë të qetë dilni dhe me votën tuaj dënojeni BDI duke votuar PDSH-në. Më 27 prill me fitoren e PDSH-së dhe kyçjen e saj ne qeveri do të përfundojë ankthi i shqiptarëve”, tha Fazliu.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *