Home / Lajme / Maqedoni / Pendarovski në Tetovë: VMRO-ja ndan qytetarët kur kërkon 63 deputet

Pendarovski në Tetovë: VMRO-ja ndan qytetarët kur kërkon 63 deputet

10 prill-Pendarovski me këtë rast ka deklaruar para të pranishmëve se, nuk duhet kthyer pas në histori, por duhet shikuar përpara edhe atë bashkërisht.
Stevo Pendarovski “me këtë stil të politikës, me këtë lloj retorike dhe ndarje të njerëzve në tonët dhe tuajt, ne do kthehemi në vitet e nëntëdhjeta, kur më shumë dyshonin më komshiun tonë dhe kolegun se sa i besonim atij.

Kandidati i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, para tetovarëve sonte ka kërkuar, votën e tyre për ti bërë bashkë popullatën e Maqedonisë dhe jo për ti ndarë ata në, tonët dhe të atyre.
Kjo është një lloj reçete e cila shkatëron dhe nuk e bashkon shtetin deklaroi Pendarovski, në tubimin që mbajti sonte në Tetovë, duke kritikuar VMRO-DPMNE-në se i ndan qytetarët e Maqedonisë, kur kërkon 63 deputetë.
Pendarovski me këtë rast ka deklaruar para të pranishmëve se, nuk duhet kthyer pas në histori, por duhet shikuar përpara edhe atë bashkërisht.
Stevo Pendarovski “me këtë stil të politikës, me këtë lloj retorike dhe ndarje të njerëzve në tonët dhe tuajt, ne do kthehemi në vitet e nëntëdhjeta, kur më shumë dyshonin më komshiun tonë dhe kolegun se sa i besonim atij.
Maqedonia nuk meriton në vitin 2014, një retorikë të tillë politike, ajo duhet ti takoj historisë, harresës duhet ta harrojmë këtë stil politik dh eta lëm pas nesh sepse nuk na shpie përpara.
Shteti çohet përpara mbi bazën e solidaritetit mes njerëzve, nuk thrrasim njërën palë ti kritikoj tjerët apo ti izolojnë të tjerët. Ose do shkojmë bashkë përpara ose nuk do ketë lumturi për askënd.”/TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *