Home / Lajme / Maqedoni / Pendarovski para Ivanovi-t, Halimi para Popovskit

Pendarovski para Ivanovi-t, Halimi para Popovskit

4 prill-Në pyetjen se për cilin kandidat presidencial do të votoni në raundin e pare zgjedhorë? 36. 9 % e të anketuarve shprehen pro kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski, 35.1 % për kandidatin e VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov. Ndërkohë për kandidatin e vetëm shqiptarë në garën për president Iljaz Halimi, janë shprehur 9.4 %, derisa Zoran Popovski, kandidat i Opsionit qytetar maqedonas (OQM), radhitet i fundit me 1.9 %.

Stevo Pendarovski gëzon besimin më të madh të qytetarëve, pas tij radhitet Gjorge Ivanov, më pas Iljaz Halimi dhe i fundit në listë është Zoran Popovski. Kjo është radhitja e kandidatëve presidencial, e dal nga anketa e agjencisë Rejting, me porosi të të përjavshmes Fokus. Në pyetjen se për cilin kandidat presidencial do të votoni në raundin e pare zgjedhorë? 36. 9 % e të anketuarve shprehen pro kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski, 35.1 % për kandidatin e VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov. Ndërkohë për kandidatin e vetëm shqiptarë në garën për president Iljaz Halimi, janë shprehur 9.4 %, derisa Zoran Popovski, kandidat i Opsionit qytetar maqedonas (OQM), radhitet i fundit me 1.9 %. Ndërkaq, mbetet shumë i lartë numri i të papërcaktuarve 16.7 %, që lë hapësirë të kuptohet se pikërisht vota e tyre në raundin e dytë mund të përcaktoj fituesin.

Përmes anketës është kërkuar edhe mendimi i qytetarëeve për secilin kandidat presidencial veç e veç, dhe rezultati ka nxjerrë në pah se beteja do të zhvillohet mes Pendarovskit të LSDMN-së dhe Ivanovit të VMRO-DPMNE-së, ndërsa Zoran Popovski i OQM-së dhe Iljaz Halimi i PDSH-së janë më pak të njohur për opinionin. Sa i përket fushatës së kandidatëve, 43.2 % e të anketuarve janë shprehur se Pendarovski zhvillon fushatë më të mirë. Për Ivanovin janë shprehur 39.8 %, për Zoran Popovskin 4.7 % ndërsa për Iljaz Halimin vetëm 3.7 %.

Hulumtimi është zbatuar përmes telefonit me 1 560 të anketuar në 6 njësitë zgjedhore, në periudhën nga 31 marsi deri më 3 prill.
Marre nga ALSAT.M

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *