Home / Lajme / Maqedoni / Pendarovski viziton Prishtinën- marketing politik apo?

Pendarovski viziton Prishtinën- marketing politik apo?

21 Prill – Pendarovski do të jetë mysafir-ligjërues në lëndën Politika e Jashtme në Universitetin AAB, ku do të flasë për politikën e Maqedonisë.

Kandidati për president të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, do të vizitojë Prishtinën vetëm katër ditë para garës së balotazhit që do të përcaktojë nëse ai apo Gjeroge Ivanov do të jetë president i Maqedonisë në mandatin e ardhshëm.

Pendarovski do të jetë mysafir-ligjërues në lëndën Politika e Jashtme në Universitetin AAB, ku do të flasë për politikën e Maqedonisë.

Përndryshe Pendarovski ka qenë edhe para 10 viteve në Prishtinë, por atëherë në Universitetin publik të Prishtinës. Pendaroski në raundin e parë ka dalë me më pak vota nga presidenti aktual Gjeorge Ivanov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *