Home / Lajme / Rajon / Përdhunoi 10 vjet të bijën, 34 vjet burg shqiptarit

Përdhunoi 10 vjet të bijën, 34 vjet burg shqiptarit

05 Prill – Një 47-vjeçar shqiptar, i cili përdhunoi të bijën për 10 vjet radhazi, u dënua dje me 34 vjet burg. Gjykata e Selanikut dha sot vendimin për 47-vjeçarin,

Një 47-vjeçar shqiptar, i cili përdhunoi të bijën për 10 vjet radhazi, u dënua dje me 34 vjet burg. Gjykata e Selanikut dha sot vendimin për 47-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duke e lënë në qeli për plot 34 vjet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golgotës, ku vajza, e cila tashmë është 17 vjeç, është dhunuar seksualisht nga babai i saj që në moshën 7-vjeçare.

Për 10 vite rresht vajza kishte heshtur nga frika se mos babai e vriste, dhe vitin e kaluar ajo tentoi të vetëvritej, duke prerë damarët. Gjatë tentativës për vetëvrasje e mitura është gjetur nga halla e saj, e cila e ka shoqëruar mbesën që të bëjë denoncimin për të atin. Ndërkohë në të gjitha seancat gjyqësore, 47-vjeçari ka deklaruar se ka qenë i dehur dhe se nuk mbante mend asgjë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *