Home / Lajme / Maqedoni / Policia pak para zgjedhjeve arreston 4 persona te denuar

Policia pak para zgjedhjeve arreston 4 persona te denuar

12 Prill – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se i ka arrestuar katër persona, të cilët kërkoheshin për vuajtje dënimi.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se i ka arrestuar katër persona, të cilët kërkoheshin për vuajtje dënimi. Një gjë të tillë, MPB-ja e ka bërë për dy ditë, duke i kapur personat në fjalë të cilët tanimë i ka vendosur prapa grilave-në burg.

Në datën 10-të të këtij muaji, janë arrestuar dy persona të moshës 29 vjec. Darko M. është kapur nga policia dhe duhet të vuajë dënimin më burg, në afat kohore prej 1 vjet e 6 muaj, për shkak të tregtisë me drogë, kurse Asan Xh. për shkak të rrezikimit të sigurisë në trafik.

Zllatko K. (48) nga Shkupi, kërkohej për shkak të një vjedhje të rëndë, për të cilën duhet të vuaj dënimin me burg në afat kohore prej 1 viti. I burgosur tjetër Selatin S. (46), do të vuajë dënimin me burg, në afat prej 5 vjet, për shkak të braktisjes dhe malltretimit të fëmisë së mitur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *