Home / Lajme / Maqedoni / PPD ankohet për heqjen e materialit të saj propagandues

PPD ankohet për heqjen e materialit të saj propagandues

25 prilli kanë hjekur banderolat ku kanë qenë të shkruar emrat e kandidatëve për deputetë nga Njësia zgjedhore numër 6. Ky akt vandal flet për atmosferën e zymtë parazgjedhore që e krijojnë aktivistët e ndonjë partie politike për të pamundësuar zhvillimin e qetë dhe demokratik të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”, theksoi PPD.

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) sot ka shprehur ankesa për heqjen e materialit të saj propagandues nga rrugët e Tetovës.

“Sot në orët e hershme gati në të gjitha rrugët e Tetovës persona ende të paidentifikuar të ndonjë partie politike me forcë (me ç’rast është dëmtuar edhe një shtyllë) i kanë hjekur banderolat ku kanë qenë të shkruar emrat e kandidatëve për deputetë nga Njësia zgjedhore numër 6. Ky akt vandal flet për atmosferën e zymtë parazgjedhore që e krijojnë aktivistët e ndonjë partie politike për të pamundësuar zhvillimin e qetë dhe demokratik të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”, theksoi PPD.

Kjo parti nënvizoi se është thellë e shqetësuar nga këto akte dhe presione të papara ndaj saj dhe kërkon nga organet përkatëse që të sigurojë atmosferë të qetë dhe demokratike për zgjedhje

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *