Home / Lajme / Maqedoni / PPD shpalos platformën në Xhepçisht

PPD shpalos platformën në Xhepçisht

17 prill-Pas kryetarit te shtabit zgjedhor fjalën e morri bartësi listës për deputet Muhamed Halili i cili bëri prezantimin e platformës me moton “Liria është e ytja” . Ai sqaroi se pse zgjodhëm moton-slloganin “Liria është e ytja “ sepse mbarë elektorati në Maqedoni veçanërishtë ai shqiptar nuk e ka lirinë e vetvendosjes por është peng i kërcnimeve, kushtëzimeve dhe shantazhimeve nga ana partisë në pushtet.

Partia për Prosperitet Demokratik mbrëmë pati një tubim me banoret e fshatit Xhepçishtë ku bëri promovimin e kandidatëve për deputet nga Njësia zgjidhore 6 dhe shpalosi Programin zgjedhor. Mbledhjen e hapi kryetari i shtabit zgjedhor i kësaj partie Zejnulla Salihi i cili i bëri një vështrim të punës se shtabit duke cekur se shtabi vepron dhe funkcionon me një strategji të veçant . Strategjia e veprimit tonë është me kontakte drejtë për së drejti me qytetarë nëpër vendbanime të ndryshme se nuk kemi mundësijë finansiare që të organizojmë mitingje pompoze me shpenzime maramendese te hollash të fituara pa djersë gjegjësisht me të hollat e këtij populli të mjerë si ç bëjnë partijtë tjera .Pas kryetarit te shtabit zgjedhor fjalën e morri bartësi listës për deputet Muhamed Halili i cili bëri prezantimin e platformës me moton “Liria është e ytja” . Ai sqaroi se pse zgjodhëm moton-slloganin “Liria është e ytja “ sepse mbarë elektorati në Maqedoni veçanërishtë ai shqiptar nuk e ka lirinë e vetvendosjes por është peng i kërcnimeve, kushtëzimeve dhe shantazhimeve nga ana partisë në pushtet. Në programin zgjedhor të PPD-ës që ua ofron elektoratit synohet për një mirëqenie në të gjitha sferat e jetës si në aspektin ekonomik,social, kulturor, politikë, arsimor-edukativ.Vizioni ynë është i qartë dhe real e jo ëndërralla. Ne i kemi parapa strategjitë dhe formet e veprimit për aritjen dhe realizimin e asaj që e kemi në programë tonë sepse kemi forcë dhe kapacitete për një gjë të tillë. Një pjesë të fjalimit të tij Halili ia kushtoi edhe nevojës për rritjen e investimeve të vendit dhe të huaj në zhvillimin e ekonomik dhe morri shembull fshatin e lindjes Xhepçishtin ku janë ndërtuar disa dhjetëra fabrika dhe punësuar qinda punëtorë.Shteti duhet në forma të ndryshme ti stimuloj dhe ndihmoj këtyre afaristëve që të rritin dhe zmadhojnë kapacitetet e tyre.fjalën e mori edhe Ushtruesi I detyrës së kryetarit të PPD-së njëherësh edhe Sekretar Gjeneral i partisë Jeton Xheladini MATRANÇI, ku I përshendeti Xhepcishtasit dhe kandidatët për deputet të njësisës zgjedhore numër 6.Matrançi ftoi rininë që të bashkohet dhe të punojnë bashkarisht për ardhmerinë e vet.“Pranova të angazhohem se më tërhjek dhe me obligon platforma dhe programi i kesaj partie e veçanërishtë ajo pjesë ku jepet rëndësi rinisë. Sepse edhe unë si i ri shumë rëndë i përjetoj vuajtjet dhe hallet e kësaj rinie të paperspektiv dhe se do të angazhohem që vet rinia ta merr fatin në duartë e veta dhe të vendos për perspektivën e vet. Sepse rina është ardhmëria e një shoqërie.”Tubimi parazgjedhore me qytetaret do të vazhdojë sonte në Strimnicë të Komunës së Zhelinës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *