Home / Lajme / Maqedoni / Prej sonte në mesnatë heshtja zgjedhore

Prej sonte në mesnatë heshtja zgjedhore

11 prill-“Krahas ngjarjes me përputhjen e votimit të zgjedhjeve presidenciale me fushatën zgjedhore parlamentare, KShZ mori vendim që heshtja të vlejë për të gjitha partitë dhe mediat”, deklaroi Rillkovski për “Civil Media”.

Prej sonte në mesnatë do të hyjë në fuqi heshtja zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit në Maqedoni.

Heshtja zgjedhore do zgjas deri të dielën në mbrëmje, kur do të mbyllen kutitë e votimit. Kjo ndodhë për herë të parë në Maqedoni, që në mes të fushatës tjetër parazgjedhore (për zgjedhjet e parakohshme parlamentare), të ketë heshtje zgjedhore.

Heshtja do ta ndërpret fushatën për zgjedhje parlamentare, që sipas nenit 76-b të Ligjit Zgjedhor do të thotë se ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Kryetari i KSHZ-së, Nikola Rilkovski është kategorik sa i përket heshtjes parazgjedhore dhe thotë se kjo do të vlejë për të gjitha partitë politike, pa dallim se a kanë apo nuk kanë kandidat në zgjedhjet presidenciale.

“Krahas ngjarjes me përputhjen e votimit të zgjedhjeve presidenciale me fushatën zgjedhore parlamentare, KShZ mori vendim që heshtja të vlejë për të gjitha partitë dhe mediat”, deklaroi Rillkovski për “Civil Media”.

Sipas rregullave të Ligjit Zgjedhor në kontekst të heshtjes zgjedhore, nga hyrja e saj në fuqi, nga e premtja në mesnatë deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Sipas ligjit, gjatë heshtjes zgjedhore, mediat nuk guxojnë të shpallin informata, fotografi, audio dhe video materiale lidhur me pjesëmarrësit në zgjedhje. Shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet edhe lajmërimi i hapur apo i fshehur për ndonjë fushatë zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *