Home / Lajme / Maqedoni / PUSH përkrah Iljaz Halimin pë president

PUSH përkrah Iljaz Halimin pë president

9 prill-Askush se ka të drejtën të shpall një popull tradhtar për interesat partiake. Të mos harrojmë se dheu është ende i njomë nga gjaku i dëshmorëve të 2001, dhe askush nuk është kujdesur që ai gjak të jetë i qetë duke i plotësuar amanetin përse u derdh, për bashkimin kombëtar”, theksoi kryetari i PUSH, Bashkim Klloboçishta.

Programi Unik Shqiptar (PUSH), me qendër në SHBA dhe degët e saj në Evropë në zgjedhjet që do të mbahen më 13 Prill 2014 për kryetar të Maqedonisë përkrah fuqishëm kandidatin prof.Iljaz Halimin i cili është i vetmi kandidat shqiptar në këto zgjedhje.

“Ne, shqiptarët gjithnjë kemi akuzuar njeri-tjetrin se jemi të përçarë, prandaj PUSH, si lëvizje politike ju bëjmë thirrje votuesve shqiptar në Maqedoni të votojnë z.Halimi sepse me votën e unifikuar ju tregojmë të tjerëve që shqiptarët dinë të bashkohen. Nëse i japim rreth 350 mijë vota profesorit të nderuar nuk tregojmë vetëm Unitet para partive maqedonase, por edhe peshën që ka vota shqiptare. Me daljen e rreth 350 mijë vota shqiptare për presidentë shteti, mundet të përcaktohet afërsisht se sa shqiptar ka në të vërtetë në Maqedoni. Nuk duhet të jemi indiferentë ndaj këtij rasti që na ka ardhur kur kemi vetëm një kandidat shqiptar dhe të bashkuar mundet që kandidati ynë të kalojë në raundin e dytë. Siç e dini historikisht Diaspora shqiptare, dhe në veçanti ajo në SHBA është për Unitet dhe jo për përçarje. Ka ardhur koha që për disa interesa madhore kombëtare ti lemë anash mëritë dhe interesat personale dhe partiake, por të vështrojmë pak më tej, tek interesi madhor kombëtar. Çdo votues shqiptar duhet ti bëj pyetje vetes përse të mos përkrahet kandidati i vetëm shqiptar, por të kërkojmë kandidat konsensual me gjuhë dhe gjak joshqiptare!? PUSH, nuk do të përkrahi asnjëherë një kandidat qoftë edhe konsensual nëse ai nuk ka gjak shqiptari, ky është një amanet i burrave të mençur. Ne, jemi kundër çdo bojkoti të njëanshëm të zgjedhjeve dhe frikësimeve që ju bëhen votuesve shqiptare me parullën se kush del në votime Shpallet Tradhtar. Askush se ka të drejtën të shpall një popull tradhtar për interesat partiake. Të mos harrojmë se dheu është ende i njomë nga gjaku i dëshmorëve të 2001, dhe askush nuk është kujdesur që ai gjak të jetë i qetë duke i plotësuar amanetin përse u derdh, për bashkimin kombëtar”, theksoi kryetari i PUSH, Bashkim Klloboçishta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *