Home / Lajme / Maqedoni / Pustecasit të organizuar nga Shqipëria erdhën për të votuar

Pustecasit të organizuar nga Shqipëria erdhën për të votuar

27 Prill – Disa media opozitare raportojnë për parregullsi në kryeqytet por edhe në pjesën lidnore të vendit.

Disa media opozitare raportojnë për parregullsi në kryeqytet por edhe në pjesën lidnore të vendit.

Sipas portaleve, votues nga Pusteci i Shqipërisë sërish kanë zbarkuar në Resnjë për të dhënë votën e tyre. Ata siç thuhet kanë mbërritur në mënyrë të organizuar. Persona nga Shqipëria që kanë edhe shtetësinë e Maqedonisë raportohet se janë sjellë me autobusë sot në mëngjes në Resnjë, por një pjesë e tyre edhe në Shkup.

Në Shkup raportohet se në vendvotim në komunën e Qendrës është paraqitur një qytetar i tillë nga Shqipëria, i cili ishte evidentuar në gisht se ka votuar më parë dhe se dyshohet se ai dje ka shfrytëzuar të drejtën e votës në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë për të votuar për deputetin e diasporës.

Problematika e këtyre votuesve edhe në këto zgjedhje është temë kryesore. Bëhet fjalë për qytetar të Shqipërisë nga zona kufitare me Maqedoninë, gjegjësisht nga zona e Gollobërdës dhe Pustecit, të cilët deklarohen se janë maqedonas. Ky numër i tyre që janë pajisur me dokumente personale të Maqedonisë shkon në disa mijëra veta. Ata kanë adresa në Shkup, Resnjë, Manastir, Ohër, por edhe vendbanime tjera, ndërkohë njëkohësisht shfrytëzohen për të votuar edhe në diasporë. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *