Home / Lajme / Maqedoni / Radishan, familja Zeqiri sërish cak i sulmeve

Radishan, familja Zeqiri sërish cak i sulmeve

22 prill – “Bëhet fjalë për persona nga fshati Lubancë, të cilët me veti kishin çanta në të cilët dyshojmë se mbanin armatim. Sulmi, sipas vlerësimeve tona, është përgatitur për shkak se sot janë kthyer në shtëpi, gratë dhe fëmijët e femiljes tonë,

Faik Zeqiri anëtar i familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit, për gazetën “Lajm” deklaroi se shtëpitë e tyre sonte kanë qenë sërish cak, i një sulmi nga huliganët maqedonas. Zoti Faiku, tha se policia ka penguar sulmin, me ç’rast ka arrestuar 10 persona.

“Bëhet fjalë për persona nga fshati Lubancë, të cilët me veti kishin çanta në të cilët dyshojmë se mbanin armatim. Sulmi, sipas vlerësimeve tona, është përgatitur për shkak se sot janë kthyer në shtëpi, gratë dhe fëmijët e femiljes tonë, të cilët i patëm evakuuar disa ditë tek familjarët tanë”, deklaroi Faik Zeqiri, për gazetën “Lajm”.

Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin, por për gazetën “Lajm”, rastin e këtillë e ka konfirmuar kryetari i IGFM-së Idriz Sinani, i cili sonte e ka vizituar familjen Zeqiri. Sipas Sinanit, rasti ka ndodhur sonte, pak pas orës 21.00.

Sipas Sinanit, për momentin para shtëpive të familjes Zeqiri, gjenden forca policore të shumta. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *