Home / Lajme / Rajon / Rama: Mirënjohje edhe Berishës, në çështjen e Kosovës jemi një

Rama: Mirënjohje edhe Berishës, në çështjen e Kosovës jemi një

16 prill-Në aktivitetin e organizuar në Kukës, në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje edhe për Partinë Demokratike dhe ish-kryeministrin Berisha, për atë që ai e cilësoi si përpjekje të përbashkët të shqiptarëve për Kosovën e pavarur.

Me një ceremoni emocionesh dhe deri në detaje vizuale, Shqipëria dhe Kosova janë bashkuar edhe njëherë në Kukës.

Emocione e jo në pak raste edhe lotë, kanë sjellë në një kohë tjetër pas 15 vitesh dhimbjen e madhe shqiptare matanë kufirit dhe solidaritetin e pashoq këtej kufirit të eksodit të vitit ’99.

Në aktivitetin e organizuar në Kukës, në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje edhe për Partinë Demokratike dhe ish-kryeministrin Berisha, për atë që ai e cilësoi si përpjekje të përbashkët të shqiptarëve për Kosovën e pavarur.

Shefi i qeverisë theksoi se pavarësisht ndasive për gjithçka, në çështjet që kanë të bëjnë me politikën, shqiptarët janë të unifikuar kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës.

“Në këtë ditë ku ne shqiptarët mund t’i themi vetes, ne ndahemi për gjithçka për çështje politike, por ne fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por që sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve. Kosova ka vlejtur edhe për këtë si burime një fryme që ka arritur t’i unifikojë shqiptarët e Shqipërisë edhe atëherë kur kanë qenë të paunifikueshëm. Sa më të fortë të jenë shqiptarët kudo ku jetojnë, aq më i fortë është kombi ynë dhe aq më fort ne mund të mbështesim njëri- tjetrin për të mbrojtur të drejtat jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në Preshevë Maqedoni e kudo.”- deklaroi Rama

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *