Home / Lajme / Maqedoni / RDK filloi karvanin zgjedhor nga Kumanova

RDK filloi karvanin zgjedhor nga Kumanova

6 prill-Mes qindra të pranishmëve në sallë, fjalën e mori fillimisht kryetari i RDK – së, Rufi Osmani, i cili tha, – “Kemi potencial, duke marrë parasysh konstelacionet jo vetëm në bllokun politik shqiptar por në përgjithësi në skenën politike në Maqedoni, që pas këtyre zgjedhjeve të formojmë grup parlamentar”

Rilindja Demokratike Kombëtare sonte në Qendrën për Kulturë në Kumanovë, e ka mabjtur konventën promovuese të kandidatëve për deputet në parlamentin e Maqedonisë.

Mes qindra të pranishmëve në sallë, fjalën e mori fillimisht kryetari i RDK – së, Rufi Osmani, i cili tha, – “Kemi potencial, duke marrë parasysh konstelacionet jo vetëm në bllokun politik shqiptar por në përgjithësi në skenën politike në Maqedoni, që pas këtyre zgjedhjeve të formojmë grup parlamentar”. Ndërkaq ka folur edhe nënkryetari i kësaj partie Izet Zeqiri, i cili ndër të tjera ka potencuar se këtë herë shqiptarët e kanë radhën të zgjedhin opsionin e vërtetë politik kombëtarë në Maqedoni, duke votuar për RDK – në, njofton Almakos.

Ajo që ka bërë më së shumti përshtypje në këtë konventë të RDK – së, ka qenë ardhja e paparishikuar e bartësit të listës të deputetëve të kësaj partie ne njësinë 2 Xhezair Shaqirit – Komandant Hoxhës, i cili është pritur në mënyrë madhështore, duke brohoritur publiku, – “Komandat Hoxha Kumanova për ty bumbullon”.ALMAKOS

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *