Home / Lajme / Maqedoni / RDK kërkon shkarkimin e kryeshefit të SPB-së në Tetovë

RDK kërkon shkarkimin e kryeshefit të SPB-së në Tetovë

23 prill- RDK tërheq vëmendjen se pjesëmarrja e dokumentuar edhe përmes fotografive e Kryeshefit të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Faredin Zenuni, në fushatën parazgjedhore të BDI-së, në kundërshtim me ligjin, është një ugur i keq se njerëzit që duhet të jenë të paanshëm, të garantojnë rregullsinë e procesit zgjedhor dhe të zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) sot përmes një komunikate kërkon shkarkimin e kryeshefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë, Faredin Zenuni.

“Ne si parti shprehim shqetësimin për politizimin dhe partizimin e skajshëm të strukturave udhëheqëse të policisë, drejtuesit e së cilës kohëve të fundit nuk e kanë problem as ta shkelin ligjin, duke bërë publik animin e tyre partiak. RDK tërheq vëmendjen se pjesëmarrja e dokumentuar edhe përmes fotografive e Kryeshefit të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Faredin Zenuni, në fushatën parazgjedhore të BDI-së, në kundërshtim me ligjin, është një ugur i keq se njerëzit që duhet të jenë të paanshëm, të garantojnë rregullsinë e procesit zgjedhor dhe të zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë, mund të jenë pjesë e skenareve që do të tentojnë të favorizojnë BDI-në, duke ndërhyrë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, theksoi RDK.

Kjo parti i bën thirrje ministres së MPB-së që ta suspendojë nga detyra personin në fjalë dhe të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë përmes kontrollit të brendshëm të kësaj ministrie.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *