Home / Lajme / Maqedoni / RDK ne Sllatinë:BDI denigron popullin shqiptar

RDK ne Sllatinë:BDI denigron popullin shqiptar

16 Prill- “Problem shqiptarët kanë me parlamentin, me qeverinë, kanë me kushtetutën dhe kanë me marrëveshjen e Ohrit,sepse BDI i denigroi shqiptarët duke i pagëzuar popull i 20 për qind

Rilindja Demokratike Kombëtare ofron program të mirëfilltë dhe kuadro të përgatitura mirë dhe me moral, këtë ofertë kreu i RDK-së Rufi Osmani, ua shpalosi sonte banorëve të fshatit Dobrosht të komunës së Tearcës.
Osmani me këtë rast ka kritikuar partinë në pushtet se e njëjta ka kuadro jo te përgatitura mirë dhe se të njëjtët, janë inferior ndaj kuadrove të VMRO DPMNE-së.
RDK-ja e Osmanit, programën e saj politike e ka shpalosur sonte edhe para banorëve të fshatit Shipkovicë dhe Xhepçisht.

“Problem shqiptarët kanë me parlamentin, me qeverinë, kanë me kushtetutën dhe kanë me marrëveshjen e Ohrit,sepse BDI i denigroi shqiptarët duke i pagëzuar popull i 20 për qind, ky është problem i shqiptarëve dhe këtu ju do gjeni argumentet e fuqishme që i ofron program i RDK-së, kuadrot tona dhe ideja jonë bazike, që ne të barazohemi me maqedonasit duke realizuar shtetformësinë në kuptim politik ekonomik financiar zhvillimor dhe strategjik. Ne në këto zgjedhje ofrojmë një program të mirëfilltë mbi të gjitha ofrojmë kuadro që kanë dije që kanë përvojë dhe që kanë nder dhe moral”, deklaroi Rufi Osmani.kryetar i RDK-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *