Home / Lajme / Maqedoni / RDK:Kërcënimet ndaj popullit shqiptarë nga Bdi një diversion i paparë demokratikë

RDK:Kërcënimet ndaj popullit shqiptarë nga Bdi një diversion i paparë demokratikë

24 prill-Kryetari Rufi Osmani argumentoi se fondet e zeza financiare që Bdi i harxhon në zgjedhje për të korruptuar shtresat e varfëra sociale janë parat korruptive që kuadro të Bdi-së i kanë marun si korrupsione të majme në shumë tendera korruptiv në nivel qendror dhe lokal siç është rasti me ndërtimin e qendrës Skenderbeu në Çair

Në tubimin elektoral në vendlindjen e kryetarit Rufi Osmani në Çajlë dhe në tubminin në Balindoll kandidatët për deputet shpalosën pjesë të programit zgjedhor të RDK-së. Në një ambient tepër mbresëlënës para qindra të pranishmëve shefi i shtabit zgjedhor Vesel Memedi demaskoi kërcnimet dhe shantazhet që Bdi në mënyrë permanente u bënë qytetarëve, afaristëve dhe njerëzve hallexhinjë duke i manipuluar me gjoja pagesën e faturave të energjisë elektrike, telefonit , ujit dhe llogarive tjera të papaguara.

Këto veprime antidemokratike dhe anti-njerëzore pasqyrojnë panikun e kësaj strukture e cila ka përjetuar fiasko në vendbanimet me të mëdha si Çegran, Forinë, Debresh dhe të tjera ku nuk ka aritur të bënë takime promovuese sepse shqiptarët janë lodhur dhe ngopur nga gënjeshtrat dhe shtypjet e kësaj strukture skajshmërisht të degjeneruar politike.

Sekretari i Rdk-së Izet Zeqiri duke ironizuar shkresën që Ali Ahmeti pa fije turpi ia kishte adresuar në shtëpin e tij e shkrumoi këto letër që pasqyron ideologjin komuniste të një politikani që nuk respekton asnjë standard demokratik. Programi ekonomik i Rdk-së i përpiluar nga ekspertët e Rdk-së që kanë reputacion ndërkombëtar së bashku me kuadrot e Rdk-së janë garancioni i vetëm se shqiptarët kanë dije dhe kapacitet human cilësor për të rikthyer shpresën e humbur te shqiptarët për zhvillimin ekonomik dhe punësime dhe për shpëtim nga gremina e shpërnguljes masive nga vendlindja.

Kryetari Rufi Osmani argumentoi se fondet e zeza financiare që Bdi i harxhon në zgjedhje për të korruptuar shtresat e varfëra sociale janë parat korruptive që kuadro të Bdi-së i kanë marun si korrupsione të majme në shumë tendera korruptiv në nivel qendror dhe lokal siç është rasti me ndërtimin e qendrës Skenderbeu në Çair, privatizimin e Evn-së, vjedhjet e inskenuara nga Postat e Maqedonisë, tendera të shumtë korruptive të ministrisë së Ekologjisë, Ekonomisë dhe shumë tendera korruptive në komunat që qeverisën nga Bdi.

Kulminacioni i këtij krimi dhe korrupsioni institucional është së fundi shpërndarja e mijërave porosive në telefon nga llogaria e sekretariatit të MO dhe shpërndarja e mijëra letrave në ngarkesë të kompanisë publike, Postat e Maqedonisë që manifestojnë kulmin e keqpërdorimit të institucioneve publike për fushat që është shkejle e rëndë e kodit zgjedhor. Është koha që duke votuar RDK-në ti jepet grushti final kësaj klase të degjeneruar politike te shqiptarët dhe të mundësohet instalimi i një klase të re politike të ditur dhe të ndershme përfundoi kryetari Osmani.

Shërbimi për Informim – RDK

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *