Home / Sport / Real Madrid fiton Kupën e Mbretit

Real Madrid fiton Kupën e Mbretit

pesë minuta pa përfunduar takimi, Gareth Bale kaloi sërish në epërsi Real Madridin 2:1, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Real Madrid është fituesi i Copa del Ray (Kupës së Mbretit). Madrilenët në finale e mposhtën rivalin e përbetuar Barcelonën me rezultat 2:1. Hero i ekipit nga Santiago Bernabeu ishte Gareth Bale.

Real Madrid ka fituar trofeun e parë në vitin 2014. Ekipi i Carlo Ancelottit e ka fituar Copa del Ray (Kupës së Mbretit), pasi në finale në finale e mposhtën rivalin e përbetuar Barcelonën me rezultat 2:1.

Skuadra madrilene e ka nisur furishëm takimin duke realizuar gol, në minutën e 11-të, nëpërmjet Angel Di Marias, i cili morri një asistim nga Karim Benzema. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa asnjëra nga skuadrat nuk pati rast të mirë për shënim.

Kurse, në pjesën e dytë, pati raste më të pastra për shënim, sidomos nga ana e lojtarëve të Real Madridit. Derisa këta të fundit e kërkonin golin e dytë, Marc Bartra barazoi rezultatin 1:1, në minutën e 68-të.

Por, pesë minuta pa përfunduar takimi, Gareth Bale kaloi sërish në epërsi Real Madridin 2:1, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Në këtë ndeshje, Real Madrid ishte pa yllin e saj, Cristiano Ronaldo, i cili mungoi për shkak të një tërheqje muskulore. Por, pavarësisht kësaj, madrilenët triumfuan në Copa del Ray.

Ndërsa, tani Barcelona mbetet vetëm në garë për titullin e kampionit në La Liga, pasi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, derisa Copa del Ray shkoi në duart e rivalit Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *