Home / Sport / Real Madrid fiton minimalisht Bayern Munich

Real Madrid fiton minimalisht Bayern Munich

Në një ndeshje e cila cilësohet si ‘El Classico’ evropiane, golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes e shënuan vendasit, në minutën e 19, përmes Karim Benzema.

Në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e parë gjysmëfinale, skuadra madrilene Real Madrid mundi në stadiumin, Santiago Bernabeu, ekipin gjerman të Bayern Munichut me rezultat 1: 0.

Në një ndeshje e cila cilësohet si ‘El Classico’ evropiane, golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes e shënuan vendasit, në minutën e 19, përmes Karim Benzema.

Vendasit në pjesën e parë i patën edhe dy raste të mira për shënim por i humbën, super-ylli portugez, Ronaldo dhe Di Maria.

Vlen të theksohet se ekipit madrilen të Carlo Ancelottit i mungoi Bale, i cili mbeti në bankën rezervë pasi është i sëmurë, kurse ekipit të Pep Guardiolas i mungoi Muller.

Në pjesën e dytë ekipi mysafir ishte diç më i mirë se skuadra vendase. Mario Gotze humbi një rast të mirë në minutën e 83, për të barazuar rezultatin.

Loja e kthimit zhvillohet më 29 prill, në Munich, ekipi që kualifikohet në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid- Chelsea me 30 prill në Londër, ndeshja e parë në Madrid u zhvillua të martën, pa gola.

Finalja e Ligës së Kampionëve luhet në Lisbonë, më 24 maj në stadiumin “Estadio da Luz”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *