Home / Sport / Real Madrid shkel Osasunan, i afrohet kreut

Real Madrid shkel Osasunan, i afrohet kreut

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në garë për titullin e kampionit në La Liga. Ekipi madrilen në Santiago Bernabeu e ka mposhtur Osasunan me rezultat të thellë 4:0.

Real Madrid e ka mposhtur Osasunan me rezultat të thellë 4:0. Me këtë fitore ekipi i Carlo Ancelotti i është afruar liderit të La Ligas, Atletico Madridit në vetëm tre pikë
Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në garë për titullin e kampionit në La Liga. Ekipi madrilen në Santiago Bernabeu e ka mposhtur Osasunan me rezultat të thellë 4:0.

Vendasit e nisën furishëm takimin duke realizuar gol në minutën e gjashtë nëpërmjet Cristiano Ronaldos. Por, pavarësisht kësaj nisme pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0 për Real Madridin.

Kurse, pjesa e dytë ishte më e mirë për vendasit. Cristiano Ronaldo, në minutën e 52-të, shtoi epërsinë në 2:0, derisa Sergio Ramos realizoi për 3:0. Ndërsa, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Daniel Carvajal, i cili realizoi shtatë minuta pa përfunduar takimi.

Me këtë fitore Real Madrdit është ngjitur në vendin e dytë me 82 pikë të tubuara, tre më pak sesa lideri Atletico Madrid. Kurse, madrilenët kanë një pikë më shumë sesa Barcelona.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *