Home / Sport / Real Madridi shkatron Bayernin

Real Madridi shkatron Bayernin

Real Madridi ka marrë vizën për në finalen e Lisbonës duke e nënshtruar në gjysmëfinale fituesin e Ligës së Kampionëve nga sezoni i kaluar, Bayern Munich.

Los Blancos fituan me rezultat 1-0 në Santiago Bernabeu, ndërsa në Allianz Arena triumfuan me rezultat 4-0, ashtu që kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm prej 5-0.

Mbretërit ishin të pandalshëm në fraksionin e parë duke e lënë në hije kampionin që përpiqej ta qarkullonte topin në fushë.

Pas një harkim nga këndi të Luka Modric, Sergio Ramos kërceu në mënyrë fantastike dhe goditi me kokë në mënyrë që Neuer nuk mund ta ndalte (16’). Di Maria dërgoi një goditje të lirë në zonë, Pepe e preku për Ramosin dhe mbrojtësi spanjoll e përshëndeti për të dytën herë portierin vendas (20’).

Dhe qershia mbi tortë e kësaj pjese ishte goli i Cristiano Ronaldos (34’). Bale asistoi te portugezi, i cili shënoi golin e 15-të sezonal në Ligën e Kampionëve duke vënë rekord të ri për numrin e golave të shënuar brenda një sezoni në garën më të madhe evropiane.

Vendasit dominuan me lojë në gjysmën e dytë në përpjekje për të shënuar, mirëpo Casillas dhe garda e tij nuk thyheshin duke mos i lejuar ta shënonin as golin e nderit për të respektuar tifozët në stadium.

Dhe futbollisti më i mirë në botë për vitin e kaluar, CR7, në mënyrë mjeshtërore nga gjuajtja e lirë shënoi golin e dytë personal dhe të 16-tin për këtë edicion në Ligën e Kampionëve duke zgjatur rekordin e tij.

Në finale, Real Madridi do të presë fituesin e duelit ndërmjet Chelseat dhe Atletico Madridit. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Vicente Calderon është mbyllur pa gola.

Me fitore eventuale në Lisbonë, Mbretërit do të marrin trofeun e dhjetë të garës prestigjioze evropiane – të shumëpriturën ‘La Decima’.

Reali tashmë e ka fituar Kupën e Mbretit dhe është në garë edhe për La Ligan. Kurse Bayerni e ka fituar Bundesligan dhe luan në finale të DFB-Pokal.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *