Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani del në votim por nuk voton asnjë kandidat

Rufi Osmani del në votim por nuk voton asnjë kandidat

13 prill- Si Rufi Osmani gjatë votimin nuk rethova numrin e asnjërit nga kandidatët konkurues por shënova me të mëdha fjalën :DEMOKRACIA.Të nderuar miq e ndjeja si obligim tu japi këtë spjegim sepse në shumë biseda që bëra me shumë qytetarë vëreheshte frika dhe ndjenja e pasiguris që kishin nxitur shumë persona të partisë që bojkoton zgjedhjet”, – ka deklaruar Osmani

Sot për zgjedhjet presidenciale ka shfrytëzuar të drejtën e votës edhe lideri i një partie opozitare, Rufi Osmani.”Sot në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale shfrytëzova të drejtën time të garantuar me konventat ndërkombëtare për të shprehur bindjen time individuale. Duke qenë pjesë e këtij procesi zgjedhor unë votova për demokracin dhe kundër logjikës së bojkotit që me dhunë dhe trysni të jashtëzakonshme ua imponon shqiptarëve një parti tjetër politike.Demokracia është vlera më e lartë e sistemeve politike bashkëkohore dhe ajo nuk mund të suspendohet dhe dhunohet sipas interesave dhe bindjeve konjukturale të personave dhe të partive që flasin për demokracin ndërsa në mendje dhe zemër janë komunista dhe enverista të përbetuar.Demokracia në tokat shqiptare me shumë sakrifica e fitoi betejën ndaj komunizimit dhe stalinizmit dhe për pasojë nuk ka të drejtë asnjë person ose strukturë politike tua mohon shqiptarëve këtë të arituar civilizuese me vendime të njëanëshmekonjukturale politike. Si Rufi Osmani gjatë votimin nuk rethova numrin e asnjërit nga kandidatët konkurues por shënova me të mëdha fjalën :DEMOKRACIA.Të nderuar miq e ndjeja si obligim tu japi këtë spjegim sepse në shumë biseda që bëra me shumë qytetarë vëreheshte frika dhe ndjenja e pasiguris që kishin nxitur shumë persona të partisë që bojkoton zgjedhjet”, – ka deklaruar Osmani.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *