Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani kërkon ballafaqim publik me liderët shqiptarë dhe maqedonas

Rufi Osmani kërkon ballafaqim publik me liderët shqiptarë dhe maqedonas

20 prill-
“Gënjshtrat e tyre i demantoi publikisht vet shefi i tyre Nikolla Gruevski i cili argumentoi nëpërmjet marketingut të tij publik në mediumet në gjuhën shqipe se kuadrot e BDI-së janë të paaftë dhe se nuk kanë punuar për të realizuar projekte në dobi të shqiptarëve dhe të vendbanimeve shqiptare”, deklaroi kreu i RDK-së.

Lideri i RDK-së, Rufi Osmani ka kërkuar ballafaqim publik në një nga televizionet publike të vendit me liderët kryesor të partive shqiptare dhe maqedonase.

“Në çdo vend demokratik ballafaqimi i liderëve të partive politike të pozitës dhe të opozitës është domosdoshmëri që elektorati të kupton të vërtetën. Është koha e fundit që të ndodhë ballafaqimi publik në mediumet nacionale i Nikolla Gruveskit, Ali Ahmetit, Zoran Zaevit, Menduh Thaçit dhe në këtë debat unë si kryetar i Rdk-së jam i pregaditur të jem prezent së bashku me përfaqësues tjerë të opozitës përfundoi kryetari Osmani”, theksoi Rufi Osmani, gjatë prezantimit të platformës së saj në komunën e Bërvenicës.

Rufi Osmani theksoi se Nikola Gruevski përgënjeshtroi BDI dhe projektet e saj që dolën si bllof dhe gënjeshtra.

“Gënjshtrat e tyre i demantoi publikisht vet shefi i tyre Nikolla Gruevski i cili argumentoi nëpërmjet marketingut të tij publik në mediumet në gjuhën shqipe se kuadrot e BDI-së janë të paaftë dhe se nuk kanë punuar për të realizuar projekte në dobi të shqiptarëve dhe të vendbanimeve shqiptare”, deklaroi kreu i RDK-së.

Pra të pranishmëve, kandidati për deputet, Izet Zeqiri theksoi se RDK ka platformë të qartë me projekte konkrete dhe jo sikur platform e BDI-së, e cila është vazdhimësi e dështimeve sikur që kanë ndodhur në fushën e infrastrukturës, investimeve, arsim, kulturë, përfaqësim dhe sfera tjera.

Ai argumentoi se RDK ka program analitik dhe kuadro të pregaditura që do të alokojn para të mjaftueshme publike për zhvillimin cilësor të arsimit, kulturës, ekonomisë dhe hapjen e perspektivës për rininë shqiptare. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *