Home / Lajme / Maqedoni / Sa harxhuan partitë gjatë zgjedhjeve

Sa harxhuan partitë gjatë zgjedhjeve

30 Prill – Harxhimet e pothuajse të gjitha partive politike në vend për fushatën zgjedhore kanë kaluar të ardhurat që kanë në llogarinë e tyre, me çka fushatat i përfunduan me minus në llogari, tregon raporti i Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit që ka të bëjë me periudhën prej 17 deri 25 prill.

Më shumë para në zgjedhje ka harxhuar koalicioni për Maqedoni më të mirë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe atë më shumë se 727 mijë euro, ose 592 mijë euro më shumë se sa disponon kjo parti në llogarinë e sajë.

Nga partitë shqiptare BDI ka harxhuar 132 mijë euro më shumë se sa ka pasur në llogari ndërsa PDSH 3.600 euro.

Në ueb faqen e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk është publikuar raporti financiar për LSDM-në as për fushatën për zgjedhjet e parakohshme as për atë presidenciale. Nga Komisioni thonë se nuk kanë marr raport nga kjo parti ndërsa nga LSDM thonë se raportin e kanë dorëzuar sipas afatit ligjor më 25 prill.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *