Home / Sport / Shkendija dhe Renova fitojne ndaj Gostivarit e Bregalnices

Shkendija dhe Renova fitojne ndaj Gostivarit e Bregalnices

26 Prill – Shkëndija ka shënuar fitore që e afron drejt pozitës që do ti sigurojë vend në garat evropiane, kurse Renova fitoi 3 pike te arta per mbijetese

Fitore të merituar dhe shumë me vlerë kanë shënuar skuadrat shqiptare në Ligën e Parë, Shkëndija dhe Renova. Renova ka shënuar fitore ndaj ekipit të Bregallnicës me rezultat minimal 1:0 me golin e vetëm që e ka shënuar në pjesën e parë Lavdrim Skenderi, vetëm një minutë para se të përfundoje pjesa e parë.

Nga ana tjetër edhe Shkëndija ka shënuar fitore që e afron drejt pozitës që do ti sigurojë vend në garat evropiane. Shkëndija ka shënuar fitore ndaj ekipit të Gostivarit me rezultat 2:0. Golin e parë e ka shënuar Mensur Kurtishi në minutën e 20, që ishte dhe rezultat i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 66 kroati Bojan Vruçina ka ngritur epërsinë në 2:0. Bunjamin Shabani ka shënuar për 3:0 vetëm shtatë minuta para se të përfundojë ndeshja.

Në derbin e javës në mes Metalurgut dhe Turnovës, e ku ballë për ballë ishin dy futbollistët shkupjan, Sedat Berisha i Metalurgut dhe Muzafer Ejupi i Turnovës, fitues ka dalë skuadra e Ejupit. Pikërtisht goli i Muzafer Ejupit i ka sjellë dhe fitoren Turnovës, që e ka ngritë ekipin në pozitën e dytë, me 2 pikë më pak se lideri Rabotniçki. Për Muzafer Ejupin ka qenë ky goli i 15-të në këtë kampionat. Rabotniçki ka shënuar fitore me rezultat 1:2 ndaj Pelisterit në Manastir, duke mbetur i vetëm në pozitën e parë. / Portalb

Rezultatet e xhiros së 30-të:
Vardari – Euromilku 1:0, Pelisteri – Rabotniçki 0:2, Metalurgu – Horizont Turnova 1:2, Napredoku – Makedonija Gj.P. 1:3, Renova – Bregallnica 1:0 dhe Gostivari – Shkëndija 0:3.

Tabela: Rabotniçki 56 pikë, Horizont T. 54, Metalurgu 53, Vardari 52, Pelisteri 51, Shkëndija 48, Bregallnica 42, Renova 40, Euromilku 35, Makedonija Gj.P. 29, Napredoku 14 dhe Gostivari 14.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *