Home / Sport / Shkendija Napredoku 4:0. Renova barazon si nikoqir

Shkendija Napredoku 4:0. Renova barazon si nikoqir

22 Prill – Të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro, i kanë mbajtur leksion futbolli Napredokut, skuadër kjo e cila ka kohë që është pajtuar me fatin se nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro, i kanë mbajtur leksion futbolli Napredokut, skuadër kjo e cila ka kohë që është pajtuar me fatin se nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë. Shkëndija ka mundur ekipin kërçovarë me rezultat të lartë 4:0, në ndeshjen e xhiros së 29-të të kampionatit vendor, që është luajtur të mërkurën pasdite në Tetovë.

Serinë e golave e ka nisur kroati Vruçina në minutën e 30-të për rezultatin 1:0. Në pjesën e dytë Muhamed Useinit ka shënuar në minutën e 52-të për 2:0, ndërsa 20 minuta më vonë sulmuesi Mensur Kurtishi realizoi për 3:0. Futbollisti i ri Asani i ka vënë vulën kësaj ndeshje, për rezultatin përfundimtar 4:0.

Renova ka marë një pikë të madhe kundër Turnovës, duke luajtur 1:1. Ka qenë shkupjani Muzafer Ejupi i cili në minutën e 3-të ka shënuar për vendasit, ndërsa Ramadani në minutën e 21-të ka barazuar. Nga ekipi i Gostivarit asgjë e re, pasi që ka përjetuar humbje të pritur me rezultatin 3:0 kundër Bregallnicës. Në derbin e javës në mes Vardarit dhe Pelisterit nuk ka pasur asnjë gol të shënuar, ndërsa më herët në mesditë, Metalurgu e ka mundur Rabotniçkin me rezultat 2:1.
Rezultatet:

Shkëndija – Napredoku 4:0, Turnova – Renova 1:1, Vardari – Pelisteri 0:0, Bregallnica – Gostivari 3:0, Euromilku – Makedonija Gj.P. 3:1, Rabotniçki – Metalurgu 1:2

Renditja: Rabotniçki 53, Metalurgu 53, Turnovo 51, Pelister 51, Vardari 49, Shkëndija 45, Bregallnica 42, Renova 37, Euromilku 35, Makedonija Gj.P. 26, Napredoku 14, Gostivari 14 pikë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *