Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi 2014:PDSH dhe BDI përplasen për autorësinë

Shkupi 2014:PDSH dhe BDI përplasen për autorësinë

25 prill-Dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH kanë vijuar edhe sot me akuzat për autorësinë e projektit Shkupi 2014.

Rinia Demokratike Shqiptare vendosi sot portretin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti pranë përmendores së Car Dushanit. Sipas tyre, Ahmeti ka kontribuar dhe është angazhuar me zell të madh për realizimin e projektit “Shkupi 2014”.

“Ali Ahmeti ka një meritë të veçantë që më në fund në Shkup të ngrihet edhe statuja e “Car Dushanit”, prandaj figura e këtij bosit, nga sot e tutje do të rrijë përkrah Car Dushanit. Rinia Demokratike Shqiptare iu bën apel gjithë të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve që ditën e diel më 27 prill me votën tuaj ta dënojnë politikën e këtij realizuesi të “Skopje 2014”, Alisë dhe BDI-së”, deklaroi Muhamet Rustemi, Kryetar i RDSH-së.

Por nga ana tjetër, nga BDI-ja thonë se PDSH-ja iu la BDI-së dhe shqiptarëve në vitin 2008, një sërë projektesh antishqiptare.

“Vetëm një parti politike siç është BDI-ja, me mbështetjen plebishitare nga populli do të arrinte të ndalte ndërtimin e kishës në zemër të Shkupit dhe t’i jepte karakter shumetnik projektit antishqiptar të PDSH-së “Shkupi 2014” duke inkuadruar projektin e sheshit “Skënderbeu” dhe përmendoreve të tjera. PDSH-ja e filloi dhe e mbaroi fushatën e zgjedhjeve parlamentare me akuza dhe me shpifje, por të dielën kjo parti do të marrë dënimin e merituar ashtu siç iu dha nga shqiptarët në të gjitha ciklet zgjedhore nga viti 2002 e deri më 13 prill 2014”- thuhet në reagimin e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *