Home / Sport / Shtypi gjerman, i ashpër me Guardiolën

Shtypi gjerman, i ashpër me Guardiolën

Shtypi gjerman është në një mendje: zotërimi i topit nga ana e Bayern Munchen, i shoqëruar me mungesën e rasteve, është i padobishëm ndaj një Reali vertikal që shfrytëzon rastet e pakta që ka.

Bild: Pep, kështu shkatërrohet ëndrra e “tripletës – Benzema “ngriu” Bajernin. Bavarezët dominuan pjesën e parë: 73% zotërim i topit, 9 goditje këndi, por asnjë rast për shënim. Reali bëri atë që paralajmëroi Guardiola: kundërsulmoi rrezikshëm. Benzema shënoi golin e parë me goditjen e parë në portë. Ribery pushoi në hije.

Kicker: Shumë zotërim topi, por pak ide – Bajerni pati më shumë zotërim të topit, por nuk konkretizoi në sulm. Me Muller dhe Gotze në fushë u rrit intensiteti, por nuk u arrit goli. Reali luajti me kundërsulm dhe u shpërblye.

Süddeutsche Zeitung: Zotërimi i topit vë në vështirësi Bajernin – Shumë, shumë, shumë zotërim topi, por rasti i parë për gol erdhi në minutën e 84-t.

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Rëndësi ka fitorja – Bajerni gëzohet për dominimin e ndeshjes, por Reali fitoi 1-0. Los Blancos treguan se ndonjëherë duhet të heqësh dorë nga stili për të pasur sukses.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *