Home / Lajme / Maqedoni / Sot fushata përfundon- ethet vazhdojnë

Sot fushata përfundon- ethet vazhdojnë

25 prill-Karakteristikë e vecantë e këtyre zgjedhjeve ishin apelet kundërthënëse të disa partive politike për të dal apo mos me dal në votime në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, rezultati ishte evident , në raundin e dytë u kualifikuan dy kandidat maqedonas. Cili do të jetë qëndrimi dhe apeli zyrtar apo I fshehur I partive shqiptare ende nuk dihet.

Fushatat e zgjedhjeve të pesta presidenciale dhe ato të treta të parakohshme parlamentare përfundojnë sot në orën 24:00. Ishte kjo fushata më e gjatë në historine e zgjedhjeve në Maqedoni, si rezultat I mbajtjes së tyre në një cikël zgjedhor.Në zgjedhjet presidenciale në raundin e parë garuan katër subjekte politike, dy prej të cilëve Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE në raundin e dytë do të ballafaqohen me elektoratin I cili do të përcaktojë se kush do të jetë president I Republikës së Maqedonisë në pesë vitet e ardhshme.Të dielën 1.779.572 votues me të drejtë vote do të përcaktojnë përbërjen e ardhshme parlamentare me 123 deputet, duke patur mundësi të zgjedhin në mesin e 14 listave konkuruese me gjithsejt 1780 kandidat të propozuar nga subjektet politike.

Fushata zgjedhore kësaj rradhe ishte shum e lodhshme si për organizatorët e zgjedhjeve apo partitë politike ashtu edhe për elektoratin në përgjithësi I cili me ose pa dëshirë u bë pjesë e saj. Ky elektorat edhe kësaj radhe nga partitë politike u ushqy me premtime të vjetra, pak të moderuara por të parealizueshme si gjithmonë. Kur jemi te elektorati si ai shqiptar ashtu edhe ai maqedonas fitohet përshtypja se animin e tyre për njërën apo për tjetrën parti e përcakton vetëm interesi personal i tij dhe familjes se sa interesi kombëtar e nacional.Partitë politike kësaj rradhe dallonin vetëm për një gjë, Disa prej tyre harxhuan miliona euro për kampanjë e disa të tjera në organet kompetente dorëzuan raporte me zero denar të harxhuara.

Një analist ekonomik ka vlerësuar se me paratë e harxhuara në këtë kampanjë nga partitë shqiptare 4 vite të gjithë familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së vitit 2001 do të mund të mernin rroga mujore prej 400 deri në 500 euro cdo muaj.Në qytetin e Tetovës në cdo cep mund të vëreni bilborde, pllakate e material tjetër propagandues , kësaj rradhe jo shum të dëmtuara nga oponentët politik, por rrugës mund të vëreni edhe fletushka me platforma , të grisura e të hudhura në cdo cep. Çdo fletushk të duket si një bankotë 10 denarëshe por askush nuk përkulet e ti mer në dallim të 10 denarshit që në këtë kohë të vështirë ekonomike cdo kush do ta kishe mar.

Karakteristikë e vecantë e këtyre zgjedhjeve ishin apelet kundërthënëse të disa partive politike për të dal apo mos me dal në votime në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, rezultati ishte evident , në raundin e dytë u kualifikuan dy kandidat maqedonas. Cili do të jetë qëndrimi dhe apeli zyrtar apo I fshehur I partive shqiptare ende nuk dihet.

Nata e shtunë dhe nata e diel do ta sqarojë edhe këtë gjë, e populli i gjorë si gjithmonë është në pritje të marrjes së haberit nga “përcaktuesit” e fateve të tyre, sepse shpesh herë fati i tyre dhe perfaqesueve politik është përcaktuar në ditët e heshtjes zgjedhore e jo si rezultat i punës së tyre. Në cdo shtet demokratik dita e votimit është ditë feste. Dhashtë zoti kjo festë të arijë të dielën edhe tek ne, të votojmë në një ambient të qetë, në një atmosferë demokratike dhe të zgjedhim më të mirët.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *