Home / Lajme / Maqedoni / Sot hapet Qendra gjigante tregtare ‘Palma Mall’ në Tetovë

Sot hapet Qendra gjigante tregtare ‘Palma Mall’ në Tetovë

30 rpill- Gjatë ceremonisë së hapjes do të realizohen aktivitete të ndryshme për të gjithë vizitorët. Kjo ngjarja është projektuar si një mozaik aktivitetesh gjatë gjithë ditës, për të përfunduar me një shfaqje-spektakël qendror në mbrëmje.

Një projekt gjigant që i ka munguar Tetovës dhe gjithë Pollogut, tash së shpejti do të bëhet realitet.Pronarët dhe ideatorët e këtij projekti, kanë menduar që në një hapësirë të vetme publike, ashtu siç tregojnë edhe përvojat e shumta nëpër botë, të bashkojnë tregëtinë, rekreacionin, ushqimin, duke u ofruar klientëve gjithëçka që atyre u nevojitet, por pa shpenzuar për këtë kohë dhe mund të madh.

Bëhet fjalë për qendrën e re tregtare “Palma Mall”, e locuar në hyrje të Tetovës, përgjatë autostradës, e cila zyrtarisht pritet t’i hapë dyert e saja për vizitorët nesër më 30 prill. Gjatë ceremonisë së hapjes do të realizohen aktivitete të ndryshme për të gjithë vizitorët. Kjo ngjarja është projektuar si një mozaik aktivitetesh gjatë gjithë ditës, për të përfunduar me një shfaqje-spektakël qendror në mbrëmje.

Mysafirë special në hapjen zyrtare të këtij projekti madhështor do të jenë këngëtarët Adelina Tahiri dhe Sarah Mays.

Qendra e re tregtare moderne “Palma Mall” shtrihet në një sipërfaqe prej 32 000 m2 dhe është e ngritur në 3 nivele. Objekti në fjalë përmban bare të shumta, butiqe të markave më të njohura ndërkombëtare, ato rajonale dhe lokale, klub boulingu, hiperpermarket, restorante ku nuk do të mungojë edhe ushqimi i shpejtë, këndi i fëmijëve, kinema dhe shumë pjesë të tjera argëtuese për vizitorët e të gjitha grupmoshave.

Një lehtësim për blerësit dhe vizitorët e shumtë të kësaj qendreje tregtare do të jetë hapësira e madhe e parkimit, e cila do të ndihmojë që qasja dhe vizita në të, të bëhet pa shkaktuar rrëmujë në komunikacion.ALMAKOS

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *