Home / Lajme / Maqedoni / Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare

27 prill-Në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë 14 lista konkurruese prej të cilave 5 koalicione dhe 9 parti politike të maqedonasve dhe shqiptarëve, që po garojnë për 123 vende deputetësh në Parlamentin e Vendit.

Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.

Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale pas pavarësisë së vendit.

Në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë 14 lista konkurruese prej të cilave 5 koalicione dhe 9 parti politike të maqedonasve dhe shqiptarëve, që po garojnë për 123 vende deputetësh në Parlamentin e Vendit.

Të drejtë e vote kanë mbi 1,7 milionë votues, që do të votojnë në 3480 vendvotime në gjithë vendin.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh vëzhguesish vendor dhe ndërkombëtar.

Sipas KSHZ-së zyrtarisht janë të akredituar 9.952 vëzhgues vendor dhe 550 vëzhgues të huaj, me numër më të madh OSBE/ODIHR si dhe 283 përkthyes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *