Home / Lajme / Maqedoni / Studenti nga Kopanica me vërtetim të falsifikuar deshi të marrë diplomë

Studenti nga Kopanica me vërtetim të falsifikuar deshi të marrë diplomë

23 prill- “Pasi që kanë kontrolluar në evidencën e Fakultetit, zyrtarë të universitetit kanë vërtetuar se vërtetimi nuk ka qenë i regjistruar me atë numër dhe me siguri bëhet fjalë për falsifikim dhe menjëherë rastin e kanë paraqitur në polici. Menjëherë I.A dhe katër persona tjerë janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë, nën dyshimin se janë të involvuar në këtë rast, ndërsa vërtetimi do të analizohet”, njoftoi Policia e Tetovës.

Një student ka tentuar të marrë diplomë në Universitetin Shtetëror të Tetovës me vërtetim të falsifikuar. Në këtë tentim ai është zbuluar nga një referent në këtë universitet dhe së bashku edhe me 4 persona të tjerë është arrestuar. Sipas policisë së Tetovës, 32 vjeçari i punësuar në USHT, të martën pasdite rreth orës 14 ka denoncuar se studenti I.A (24) nga fshati Kopanicë i Shkupit, ka dorëzuar një vërtetim të dyshueshëm për marrje të diplomës nga fakulteti Filologjik. “Pasi që kanë kontrolluar në evidencën e Fakultetit, zyrtarë të universitetit kanë vërtetuar se vërtetimi nuk ka qenë i regjistruar me atë numër dhe me siguri bëhet fjalë për falsifikim dhe menjëherë rastin e kanë paraqitur në polici. Menjëherë I.A dhe katër persona tjerë janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë, nën dyshimin se janë të involvuar në këtë rast, ndërsa vërtetimi do të analizohet”, njoftoi Policia e Tetovës. Sipas policisë së Tetovës, pak më vonë në konsultim me prokurorin publik të gjithë të dyshuarit janë lëshuar, ndërsa SPB-ja ka ndërmarrë masa për zbardhjen e të gjitha detajeve dhe do të pasojë edhe padi adekuate.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *