Home / Lajme / Rajon / Të rejat shqiptare martohen në Serbi për mijëra euro

Të rejat shqiptare martohen në Serbi për mijëra euro

12 Prill – Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” shkruan se deri tani mbi 800 femra nga Shqipëria janë martuar në Serbi

Shqiptare për pesë milionë dinarë”; “Martesa e parë në Serbi me shqiptare në Kurshumli”; “Nuset shqiptare mirëpriten në rajonin e Valjevës”.

Këto vetëm disa tituj që arritëm të shkëpusim nga gazetat serbe të cilat muajt e fundit kanë shkruar për martesat e serbëve me vajza shqiptare, madje duke i blerë ato deri në 5 mijë euro”.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” shkruan se deri tani mbi 800 femra nga Shqipëria janë martuar në Serbi.

Fillimisht bashkëshortët përdorin shërbimet e një përkthyesi, shkruajnë mediet serbe.

Veterinari serb, një mesoburrë me të dyzetat Andrej Kovaçeviç nga fshati Drenajic në fushat e Shumadisë u martua me një grua të re shqiptare, Merita Mashi (17) nga Tirana. Kjo është e gjashta shqiptare i cila u martua në rajonin Valjevës.

Fenomeni i martesave të serbëve me vjazat shqiptare në Serbi shpjegohet me faktin se të rejat serbe janë larguar nga këto zona.

“Çmimi” që duhet të pagujë një burrë mbi 35 vjeç nga Serbia për t’u martuar me një vajzë shqiptare arrin deri në pesë milionë dinarë (5 mijë euro).

Vojislav Palija as që nuk kishte ëndërruar një biznes të tillë të suksesshëm. Ai thotë me krenari se nga Shqipëria ka sjellë 5 vajza.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *