Home / Sport / Te Shtunen ; Shkendija- Bregallnica

Te Shtunen ; Shkendija- Bregallnica

Neser perballet Shkendija me Bregalnicen kurse te dielen Renova nikoqire e Pelisterit

Me kërkesë të klubeve Federata e Futbollit të Maqedonisë, dy ndeshje të javës së 26-të, të elitës së futbolit vendor I ka përcaktuar që të zhvillohen të shtunën. Kështu në Pollog do të kemi program të pasur futbolli. Në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija do të përballet me Bregallnicën e Shtipit. Në rast të fitores “kuq e zinjtë” do të arrinin në kuotën e 39 pikë dhe nga një skuadër që luftonte për mbijetesë do të transferohet në një skuadër që do garojë për në evropë. Ndërsa kampionët në fuqi Vardari, të shtunën në transfertë do të përballet me Gostivarin. Në katër ndeshjet e tjera të dielën Renova në terren vendas do të përballet me Pelisterin, Metalurgu me Euromilkun do të luaj derbin lokal. Rabotniçki në Kërçovë do të përballet me Napredokun, përderisa Makedonija pikët e shpëtimit të mundshëm do ti kërkojë në përballjen me Horizontin.

LPFM – Java e XXVI

E shtune, 05.04.2014

Shkëndija – Bregallnica
Gostivari – Vardari

E diele, 06.04.2014

Renova – Pelisteri
Metalurgu – Euromilku
Napredoku – Rabotniçki
Makedonija Gj.P – Horizonti

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *