Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë dhe Gostivarë votohet qetë

Tetovë dhe Gostivarë votohet qetë

27 prillNga Policia e Tetovës kanë theksuar se deri në këtë moment nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë në Tetovë dhe Gostivar. Zëdhënësi I Policisë së Tetovës Marjan Josifovski tha për TV Kohën se deri më tash në rajonin e Pollogut nuk ka asnjë incident të rregjistruar dhe procesi shkon në mënyrë të qetë.

MPB bëri të ditur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale sot në Maqedoni po zhvillohen në një atmosferë të qetë, fer dhe demokratike.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, i cili theksoi se nuk ka pasur problem dhe incidente.
“Nuk ka asnjëlloj ankese nga partitë dhe vëzhguesit. Maqedonia sot me dinjitet po zbaton zgjedhje demokratike sipas standardeve evropiane”, deklaroi Kotevski, duke theksuar se pritshmëritë janë që një proces i ngjajshëm zgjedhor të zhvillohet gjatë tërë ditës.
Nga Policia e Tetovës kanë theksuar se deri në këtë moment nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë në Tetovë dhe Gostivar. Zëdhënësi I Policisë së Tetovës Marjan Josifovski tha për TV Kohën se deri më tash në rajonin e Pollogut nuk ka asnjë incident të rregjistruar dhe procesi shkon në mënyrë të qetë. TV KOHA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *