Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Ahmeti do ta shohë rezultatin më 27 Prill (VIDEO)

Thaçi: Ahmeti do ta shohë rezultatin më 27 Prill (VIDEO)

Shkup, 15 prill – “Programi jonë është në Maqedoni të votuar dhe për të miratuar një parlament dydhomësh, programi PDSH-së është 35 për qind e buxhetit të shpenzohet për shqiptarët, të zbatohet dygjuhësia dhe të ketë më shumë vende pune për shqiptarët, Për gjendjen e vështirë ekonomike të shqiptarëve fajtor është Ali Ahmetin ,e jo Gruevski” tha Thaçi lideri i PDSH-së në Kondovë.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) mbrëmë ka mbajtur tubimin e radhës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kondovë.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi komentoi rezultatin e zgjedhjeve të së dielës dhe bojkotin.

“Me bojktoin për të cilën tha Ali Ahmeti se do e vazhdojë, u pa se kush fitoi në disa fshatra me këtë bojkot, babai i Ali Ahmetit, Gjorgje Ivanovi. Bojkoti real ishte në vitit 2009 kur PDSH-ja prej në Saraj e deri në Reçan të Gostivarit nuk i dha asnjë votë Ivanovit” – theksoi Thaçi në Kondovë.

Një angazhim maksimal dhe ju e patë se dolët me fjalë se kanë pas sukses dje, por shikoni fytyrat e tyre se si janë të shashtrisur dhe të nxirë, që kanë bërë kërcënime dhe shantazhe për të mos dalin për të votuar. Megjithatë sot pak ishin qetësuar për shkak se e kanë kuptu lojën. Dje ata janë ballafaqu me 40 mijë luftëtarë të lirisë. Rezultatin do ta shohish me 27. Ne nuk i kemi marrë babë e nanë dhe motrat e tona për të votuar, por do të ndodhë kjo më 27 prill dhe do të jenë mbi 120 mijë vota dhe do të jetë fitorja e shqiptarisë. Dhe ju do të vazhdoni të veproni kundër shqiptarisë”, theksoi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ai ka theksuar se BDI në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, do të votojë dhe punojë për dy kandidatët për president. “Ju do të punoni pak për kandidatin proserb, dhe pak për tjetrin prorus. Frika ju ka hyrë në palcë, sepse keni vepru shumë keq”, theksoi Thaçi.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se PDSH-ja lufton për një parlament me dy dhoma dhe përqindjen e buxhetit për shqiptarët, Thaçi akuzoi BDI-në se politika e tyre është e keqe për shqiptarët në Maqedoni.

“Programi jonë është në Maqedoni të votuar dhe për të miratuar një parlament dydhomësh, programi PDSH-së është 35 për qind e buxhetit të shpenzohet për shqiptarët, të zbatohet dygjuhësia dhe të ketë më shumë vende pune për shqiptarët, Për gjendjen e vështirë ekonomike të shqiptarëve fajtor është Ali Ahmetin ,e jo Gruevski” tha Thaçi lideri i PDSH-së në Kondovë.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni nuk mund të durojnë më gënjeshtrat, sepse ata thanë se do të punësojnë 60 mijë shqiptarë, por ata deri tani s`kanë bërë asgjë.

“Punësimet e tyre janë me korrupsion dhe krim, ku për një punësim janë marrë 3 mijë deri 5 mijë euro. Por çështja kombëtare nuk është vetëm tek punësimet”, theksoi Thaçi.

Ai tha se shqiptarët jetojnë në kushte katastrofale, nuk ka investime në arsim, kulturë, infrastrukturë, ekonomi dhe sfera tjera dhe detyra jonë është që të eliminojmë nga skena politike këtë gjendje të rëndë të shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *