Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi dhe Gruevski sot pasdite kanë biseduar për formimin e Qeverisë

Thaçi dhe Gruevski sot pasdite kanë biseduar për formimin e Qeverisë

Shkup, 30 Prill – Sot pasdite në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë është zhvilluar takim mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ekskluzivisht për portalin Shqipmedia lideri i PDSH-së, Thaçi ka thënë se në fillim të këtij takimi është biseduar për zgjedhjet parlamentare, dhe për parregullsitë e këtyre zgjedhjeve, si dhe për kërcënimet, shantazhet, blerjet e votave që bëri BDI në zonat shqiptare. Më pastaj është biseduar edhe për formimn e Qeverisë së ardhshme. Kryetari i PDSH-së në parim shprehu gatishmëri që PDSH-ja ta përkrah Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë, pa marrë parasysh a do të jetë pjesë e saj a jo.

PDSH është e interesuar që të bëhen investime në Maqedoninë Perëndimore aty ku jetojnë shqiptarë , të përsmiohet cilësia e jetës tyre, infrastruktura, punësimet, avancimet e shqiptarëve, PDSH poashtu përkrah përshpejtimin e integrimeve në BE dhe në NATO etj etj.

Takimi kaloi në një atmosferë miqësore dhe u ra dakord që bisedimet në princip të vazhdojnë, tha kryetari Thaçi./Shqipmedia

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *