Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi e fal namazin e Xhumasë në Llabunishtë

Thaçi e fal namazin e Xhumasë në Llabunishtë

18 prill-
“Unë ju siguroj që ne do të jemi në qeveri dhe inshallah unë do të jem i vetmi Zëvendëskryeministër dhe do të kujdesem vazhdimisht për popullin tonë, besimin tonë, do të kujdesem që fëmijët tanë të jenë të aftë, për t’i arsimuar si doktora, inxhiera, teologa, profesora dhe jo sikur ai tjetri që e thirr popullin tonë, që të mbjellin sallata dhe kompira”, tha Menduh Thaçi

Nuk kam ardhur në Llabonishtë të shes mend, kam ardhur politikisht për t’ju thënë diçka, shumë thashethëme janë përhapur në kohën e fundit se kinse unë po keqpërdor fenë Islame për poena politkike, por nuk është e vërtetë pasi edhe unë jam besimtarë dhe atë e din vetëm Zoti, tha sot Thaçi, para banorëve të Llabonishtës në Strugë.

Unë mendoj se është momenti kur ne sëbashku më 27 prill do ti ndëshkojmë ata të cilët na gënjejnë që 10 vite, thjesht pyetni se në cilën qeveri do të shkojnë, kur shefi i tyre Gruevski i ka bërë partall, ku u tha shkoni “slikajte se”.

“Unë ju siguroj që ne do të jemi në qeveri dhe inshallah unë do të jem i vetmi Zëvendëskryeministër dhe do të kujdesem vazhdimisht për popullin tonë, besimin tonë, do të kujdesem që fëmijët tanë të jenë të aftë, për t’i arsimuar si doktora, inxhiera, teologa, profesora dhe jo sikur ai tjetri që e thirr popullin tonë, që të mbjellin sallata dhe kompira”, tha Menduh Thaçi.

ideri i PDSH-së ,Menduh Thaci, sot e ka fal namazin e Xhumasë në fshatin Llabunishtë të Strugës, nga ku edhe do të fillojë edhe fushatën e tij në zonën e pestë zgjedhore, njofton TetovaSot

Pas faljes së Xhumasë në Llabunishtë ai do të vazhdojë në fshatin Oktis ku do të ketë një takim rasti me qytetarët e këtij fshati.

Ndërsa më pas ai do të vazhdojë takimet parazgjedhore edhe në qytetin e Ohrit,Resnjës dhe Manastirit.Tetovasot

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *