Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Lajmi i parë për fitoren e PDSH-së nga Kumanova e Likova

Thaçi: Lajmi i parë për fitoren e PDSH-së nga Kumanova e Likova

22 prill-“Unë e kam të qartë për kërcënimet dhe vështirësitë që keni përballuar. Ata kishin përpiluar listat sikur nazistët, por këtë e bënë ndaj popullit të tyre. Por le ta dinë se edhe ne i kemi listat e atyre që e ushtruan këtë dhunë dhe terror”, theksoi Thaçi, duke shtuar funksionarët e BDI-së pushtetin po e përdorin kundër popullit të vet.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) mbrëmë zhvilloi tubime në Likovë dhe Kumanovë, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë të njësisë së dytë zgjedhore.

Lideri i kësaj partie Menduh Thaçi në tubimin në Kumanovë fillimisht shprehu mbështetje për votën e dhënë për PDSH më 13 prill, ku sipas tij, ishte një situatë e rëndë dhe që votuesi shqiptarë kërcënohej dhe i mohohej e drejta demokratike.

“Unë e kam të qartë për kërcënimet dhe vështirësitë që keni përballuar. Ata kishin përpiluar listat sikur nazistët, por këtë e bënë ndaj popullit të tyre. Por le ta dinë se edhe ne i kemi listat e atyre që e ushtruan këtë dhunë dhe terror”, theksoi Thaçi, duke shtuar funksionarët e BDI-së pushtetin po e përdorin kundër popullit të vet.

Sipas tij, lajmi i parë për fitoren e PDSH më 27 prill do të jetë nga Likova dhe Kumanovë, pasi që kjo zonë siç tha ai fuqishëm është rreshtuar përkrah PDSH.

Thaçi ka folur edhe për oponentin e tij politik, kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Kam një kundërshtar shumë jodinjitoz që është vështirë të polemizosh me të. Kjo zonë ka përjetuar shumë rëndë dhe me sakrifica e dëme të mëdha luftën e vitit 2001. Ali Ahmeti thotë se unë po bëj marketing politik, por unë vetëm një gjë të qartë i them të gjithë familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës se PDSH mil do ti harrojë ata. Ali Ahmeti i ka harruar ata që sot përballen me situatën e rëndë jetësore”, theksoi Thaçi, duke nënvizuar edhe përkushtimin e tij mbi mbrojtjen e dinjitetit të fesë dhe përkujdesjen që duhet bërë.

Sipas Thaçit, program i PDSH-së është shumë kombëtar dhe i qartë me 12 pikat për të cilat do të negociohet dhe nuk do të lëshohet pe, dhe se siç tha ai “ky program nuk është sikur programi i BDI-së i shkruar me alfabetin e Car Dushanit”. Sipas kreut të PDSH-së, gjatë qeverisjes së BDI u mbajt mbledhja qeveritare Serbi – Maqedoni, u festua 100 vjetori i luftës dhe gjenocidit serb apo Luftrat ballkanike, ku ushtria serbe vrau shqiptarë nëpër katundet shqiptare si dhe dëme të tjera.

Kryetari i PDSH-së, bëri thirrje që më 27 prill të votohet PDSH dhe të bëhet kthesa vendimtare për çështjen e shqiptarëve.

“Ata janë të dorëzuar totalisht. Shansi më e mirë demokratike është me 27 prill, që t`ia bëjë me dije dhe ne do të jemi pjesë e Qeverisë. Do ta kemi vështirë dhe rëndë sepse këta i`a kanë rrit çallamin maqedonasve dhe ne për disa muaj do ta kemi rëndë, por do të kthehemi aty ku kemi qenë, shqiptarët të fortë dhe këmbëngulës të udhëhequr me PDSH. Edhe ata njerëz që janë në administratë janë në gjendje të rëndë. Por Ahmeti thotë se skam çka i bëj që s`dinë. Por kjo s`është e vërtetë. Sepse i pari I ka fajet. Dhe kur i pari është gomari, me i pas edhe mijëra luaja nuk bëjnë punë”, deklaroi Thaçi.

Bartësi i listës për deputetë, Orhan Ibrahimi apeloi që shqiptarët ti japin votën PDSH për të rikthyer shpresën dhe lirinë e shqiptarëve. “Ata na sollën 12 vite zhgënjim. Por mos i falni as një minutë apo sekondë me 27 prill, sepse kemi besim tek lideri ynë dhe PDSH se do të sfidojmë të keqen. Votoni me 27 prill për fëmijët dhe ardhmërinë tuaj dhe të sfidojmë këtë të keqe”, theksoi bartësi i listës për deputet i PDSH-së, Orhan Ibrahimi. Në tubim foli edhe kandidati tjetër për deputetë Murtezan Idrizi si dhe përfaqësues të tjerë të PDSH-së. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *