Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Marrëveshja e 19 prillit ka mbyllur kapitullin e përgjakur ndërmjet dy popujve

Thaçi: Marrëveshja e 19 prillit ka mbyllur kapitullin e përgjakur ndërmjet dy popujve

19 prill-“Mbajtja e zgjedhjeve lokale, të parat me ligjet e Kosovës në tërë territorin, zhbërja e strukturave ilegale të sigurisë dhe integrimi i tyre në institucionet e Kosovës janë ndër treguesit e qartë të suksesit të kësaj Marrëveshjeje”, ka thënë Thaçi.

0Share
3Tweet
0Share
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në “përvjetorin” e nënshkrimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të vitit të kaluar, ka vlerësuar ndër tjerash, se kjo marrëveshje ka mbyllur kapitullin e përgjakur ndërmjet dy popujve dhe ka hapur kapitullin e paqes dhe të fqinjësisë së mirë.

“Para një viti, në Bruksel, pas një sërë bisedimesh, u arrit një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, në mes dy kryeministrave të vendeve respektive, në një dialog të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, baronesha Ashton, me mbështetje të fuqishme SHBA-ve.
Kjo marrëveshje historike ka mbyllur kapitullin e përgjakur ndërmjet dy popujve dhe ka hapur kapitullin e paqes dhe të fqinjësisë së mirë”, ka vlerësuar kryeministri Thaçi.

Ai ka shtuar se, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kosova është shtet funksional dhe me kufij të sigurt në tërë territorin e saj.

“Mbajtja e zgjedhjeve lokale, të parat me ligjet e Kosovës në tërë territorin, zhbërja e strukturave ilegale të sigurisë dhe integrimi i tyre në institucionet e Kosovës janë ndër treguesit e qartë të suksesit të kësaj Marrëveshjeje”, ka thënë Thaçi.

Në këtë kontekst, kryeministri i Kosovës, ka falënderuar Kuvendin e Kosovës, deputetët dhe të gjitha partitë politike që kanë mbështetur këtë proces, e mbi të gjitha qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe besimin e tyre.

“Me këtë Marrëveshje, Kosova ka dëshmuar se mund të merr përgjegjësi historike në përputhje me interesat e qytetarëve të saj dhe në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me shtetet mike që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e saj. Kjo Marrëveshje ka krijuar klimë të mirë politike në rajon, duke hapur perspektivë të sigurt për integrim të Kosovës në institucionet euroatlantike, në NATO dhe BE”, ka përfunduar Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *