Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Më 28 prill ndërpritet zullumi ndaj shqiptarëve

Thaçi: Më 28 prill ndërpritet zullumi ndaj shqiptarëve

24 prill-“PDSH po rikthehet shumë fuqishëm. E kërkojë çdo votë tuajën për shkak se vetëm ashtu më 28 prill do të ndërpritet zullumi ndaj shqiptarëve nga ana e BDI-së. Pas kësaj dite nuk do të ketë më aksione policore të organizuara nga BDI. Nuk do të terrorizohet populli. Do të jeni të sigurt”, deklaroi kryetari i PDSH-së.

Partia Demokratike Shqiptare tubimin e saj të mërkurën në mbrëmje e mbajti në sheshin “Skënderbe” në Shkup.

Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi në fjalimin e tij tha se më 28 prill do të ndërpritet terrori i BDI-së ndaj shqiptarëve.

“PDSH po rikthehet shumë fuqishëm. E kërkojë çdo votë tuajën për shkak se vetëm ashtu më 28 prill do të ndërpritet zullumi ndaj shqiptarëve nga ana e BDI-së. Pas kësaj dite nuk do të ketë më aksione policore të organizuara nga BDI. Nuk do të terrorizohet populli. Do të jeni të sigurt”, deklaroi kryetari i PDSH-së.

Ai theksoi se partia që drejton ai e sigurtë me fitoren e saj që do të shënojë do të jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës.

“Shpesh po më shtrojnë pyetje se çfarë do të bëjmë në rast se do të jemi në pushtet. “Premtimi i parë publik që ne dallojmë shumë. Kismet me 28 prill kur do të thirre ezani i sabahit , do të ndalet zullumi për krejt shqiptarët. Prej atë ditë nuk do të ketë hordhi të policisë, hordhi të inspekcisë dhe hordhi të BDI-së, që bëjnë kërdi popullin. Ju do të jeni tërësisht të mbrojtur, të sigurt, rehat dhe me idare të mirë. Premtimi i dytë që do të realizohet Brenda disa muajve, përveç atyre që kanë bërë krime, të gjithë shqiptarët që kanë telashe me ligjin ‘prijava’, ‘prekrsocna, kazna do të përfshihen me ligjin për amnisti. Çdo biznes i vogël e madh si kafeteri, çajtore, dyqane e biznese tjera të gjitha do të falen. Ata do të thonë se si do t`i bëjë kryetari i juaj këto. Pyetni këta më të moshuarit se PDSH ka sjellë ligj për amnisti për bizneset, Ligjin për amnisti për UCK e ka sjellë PDSH në vitin 2002 dhe jo BDI dhe Ali Ahmeti. Të gjithë të mobilizohemi dhe ti themi atyre se mos të tregojnë përralla. Ju mund të shikoni filma të vizatuar, por nuk do të ndodhë kjo. ”, deklaroi Thaçi.
”, theksoi lideri i PDSH-së.

Kryetari i PDSH-së theksoi se përse BDI merret me PDSH dhe ate.

“Pse flasin përralla dhe merren me mua. 12 vjet janë në pushtet. Pjesa tjetër i ngjan Parisit dhe kjo pjesë Kandaharit. Pse nuk japin sqarime për mospërmbushjen e obligimeve. Nuk e bën ligjin për UÇK, ligjin për gjuhën shqipe, përfaqësimin e shqiptarëve. Maqedonasit jetojnë në parqe dhe gjelbërim, teatro, kulturë, shkolla, ambulance. Por shkupi në këtë anë është në mjerim, lloç pa infrastrukturë, pa investime për projekte të kulturës dhe veprave tjera shqiptare. “Unë kërkojë mobilizim të përgjithshëm të shqiptarëve më 27 prill dhe të shënojmë një fitore më të thellë. Unë ju ftoj që vota shqiptare do të jetë më e fortë , më e fuqishme për PDSH dhe sa më e fortë të jetë ajo aq më shpejt do të vrapojmë pas lirisë”, theksoi Menduh Thaçi.

Në këtë tubim kanë folur edhe bartësit e listave për deputetë të njësive 1 dhe 2, si Bekim Fazliu dhe Orhan Ibrahimi. (

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *