Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi në Hasan Beg: Iljaz Halimi do mbrojë kombin dhe besimin tonë

Thaçi në Hasan Beg: Iljaz Halimi do mbrojë kombin dhe besimin tonë

6 prill-“Qëllimi ynë është për të treguar se të gjithë shqiptarët janë vëllezër të një gjaku. Ne kandidaum Iljaz Halimin që të mund të votojmë për kandidatin shqiptar që të mbrojë kombin dhe besimin tonë”, tha Thaçi

PDSH-ja në Hasan Beg të Shkupit mbrëmë mbajti tubim duke promovuar kandidatin e vetëm shqiptar për president shteti Ilijaz Halimi. Sipas Halimit PDSH-ja është faktor në shtet.
“PDSH-ja ka një politikë pa frikë nga sfidat politike dhe nëse ajo është zgjedhje politike ose zgjedhje parlamentare . Vetëm për shkak se ne jemi pjesë e këtyre zgjedhjeve për të dëshmuar se ne jemi faktor në shtet”, tha Iljaz Halimi, kandidati presidencial i PDSH-së në Hasan Beg të Shkupit .
Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi u shpreh para banorëve të Hasan Begut se kandidimi i Iljaz Halimit është një mundësi për të votuar një kandidat shqiptar për të mbrojtur kombin dhe fenë mysilmane.
“Qëllimi ynë është për të treguar se të gjithë shqiptarët janë vëllezër të një gjaku. Ne kandidaum Iljaz Halimin që të mund të votojmë për kandidatin shqiptar që të mbrojë kombin dhe besimin tonë”, tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *