Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi në Negotinë: Ta rrëzojmë prej pushteti Ali Ahmetin

Thaçi në Negotinë: Ta rrëzojmë prej pushteti Ali Ahmetin

5 prill- Hapur u them të gjithë shqiptarëve, që janë të punësuar në institucione, pavarësisht cilës parti i takojnë, jeni të përkulur, u nënçmojnë maqedonasit. Fitorja e PDSH-së do t’ua kthejë juve krenarinë”, tha Menduh Thaçi

Unë kam një shans të vërtetë për të hyr në rundin e dytë, nëse i fitojë 350 mijë votat e shqiptarëve do të jetë një fitore e rëndësishme dhe dëshmi se shqiptarët në Maqedoni janë të organizuar, tha Iljaz Halimi para qytetarëve të Negotinës.

“Sa i përket pengesave për bojkot, unë dua t’ju tregoj të gjithë atyre që janë ende në dilemë nëse do të shkojnë dhe të votojnë në këto zgjedhje, kjo situatë me një kandidat të vetëm shqiptarë vështirë se do të përsëritet. Mos i dëgjoni direktivat komuniste që mos dilet në votime, unë jam i sigurt që ju nuk do t’i bindeni udhëzimeve të Ali Ahmetit, sepse ju keni integritet dhe ju keni të drejtë për të votuar. Vota juaj për mua është obligim i shenjtë për të qenë më i vendosur në angazhimet e mia”, tha Iljaz Halimi.

Edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi para qytetarëve tha se qëllimi i PDSH-së është që ta rrëzojmë BDI-në prej Qeverie duke theksuar se nuk do të preket askush nga vendet e punës.

“Ahmeti 10 vjet në pushtet dhe për këtë kohë ai solli 10 buxhete, poashtu edhe me rebalancimet me rreth 30 miliardë euro, por asnjë cent të vetëm për shkollat ​​tona, spitalet kjo është një manipulim i madh i BDI-së. “Cili është qëllimi ynë? Ta rrëzojmë prej pushteti Ali Ahmetin, dhe të mos prekin asnjë shqiptar tjetër, as polic, as administrator, as profesor, as pedagog, askënd. Hapur u them të gjithë shqiptarëve, që janë të punësuar në institucione, pavarësisht cilës parti i takojnë, jeni të përkulur, u nënçmojnë maqedonasit. Fitorja e PDSH-së do t’ua kthejë juve krenarinë”, tha Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *