Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi në Studeniçan:Ali, s’ka qeveri për ty

Thaçi në Studeniçan:Ali, s’ka qeveri për ty

18 prill-“Ali Ahmeti flet jerm, nuk e din çka thotë. Në cilën qeveri të hysh Ali, s’ka qeveri për ty! Shefi i jot dhe i grupit tënd Gruevski pasi ju bëni partall ju tha ‘slikajte se’ s’ka qeveri për ju”, theksoi Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare ka promovuar kandidatët e saj për deputet në Studeniçan të Shkupit. Lideri i PDSH -së, Menduh Thaçi tha se disa thonë që Menduh Thaçi fenë e përdorë për vota politike, por ai theksoi që s’është ashtu, pasi sa është ai mysliman e dinë vetëm Zoti, duke shtuar se e ndjen për obligim të mbroj fenë e popullit të tij. “Ali Ahmeti flet jerm, nuk e din çka thotë. Në cilën qeveri të hysh Ali, s’ka qeveri për ty! Shefi i jot dhe i grupit tënd Gruevski pasi ju bëni partall ju tha ‘slikajte se’ s’ka qeveri për ju”, theksoi Thaçi. Ai theksoi se beteja e PDSH – së është lufta e shqiponjës me kompira dhe me sallata, duke akuzuar se “BDI-ja janë kompira dhe sallata”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *