Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: PDSH do të bëj kthesë për shqiptarët (VIDEO)

Thaçi: PDSH do të bëj kthesë për shqiptarët (VIDEO)

19 prill-“Unë nuk jam që keqpërdori fenë për qëllime politike, por jam i përkushtuar në të dhe se respektoj ate. Me këtë do të jem i përkushtuar për të ndihmuar edhe komunitetin fetar mysliman që po përjeton padrejtësi sidomos institucionin fetar si dhe tempujt e tjerë fetarë që janë anashkaluar totalisht”, theksoi lideri i PDSH-së

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) tubimin e saj mbrëmë e ka mbajtur në Kërçovë, por edhe në zonën e Zhitoshës së Krushevës.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi votën dhe besimin e qytetarëve të kësaj zone, duke shtuar se ai do të jetë ballë çdo projekteve që do të realizohen për shqiptarët dhe ku do të bëhet një kthesë grandioze, për shkak se deri tani shqiptarët sipas tij janë në gjendje të mjerueshme dhe tejet të rëndë.

Thaçi theksoi se ai do të jetë zëvendëskryeministri i ardhshëm në qeverinë pas zgjedhjeve të 27 prillit, por për këtë kërkoi mbështetje në numër më të madh.

“Unë do të jetë zëvendëskryeministri i ardhshëm. Por andaj për këtë do duhet mbështetja me numër më të madh nga ana juaj. Slogani jonë është i qartë dhe ai bazohet në liri për shqiptarët andaj e kemi pagëzuar ‘PDSH për Liri’. Ky mesazh vlen sidomos për të drejtën e votës që është e shenjtë dhe e çmuar”, nënvizoi kryetari i PDSH-së.

Ai tha se të gjitha ata që kanë bërë dëme dhe zullume ndaj shqiptarëve do të paguajnë dyfish. Sipas tij, këta zullumqarë janë të njohur për shqiptarët.

Në tubimin në Zhitoshë, kreu i PDSH-së foli për çështjen e fesë dhe keqpërdorimet e saj siç thuhet në fushatë.

“Unë nuk jam që keqpërdori fenë për qëllime politike, por jam i përkushtuar në të dhe se respektoj ate. Me këtë do të jem i përkushtuar për të ndihmuar edhe komunitetin fetar mysliman që po përjeton padrejtësi sidomos institucionin fetar si dhe tempujt e tjerë fetarë që janë anashkaluar totalisht”, theksoi lideri i PDSH-së.

Sipas tij, PDSH angazhohet për vlera njerëzore dhe për nevojat që kanë shqiptarët dhe jo për çështje banale që përmenden nga oponentët politik. “Konkurrenti im politik i fletë këtyre njerëzve se ata duhet vetëm të përkujdesen për kultivimin e patateve, kastravecave apo duhanit. Njerëzit këtu kanë edhe shumë nevoja tjera. Ata kanë nevojë për mbijetesë dhe për t`u mbrojtur dhe unë i garantoj se Qeveria në të cilën do të jetë PDSH do të kujdeset për vlerat e tyre shpirtërore dhe kombëtare”, theksoi Menduh Thaçi.

Kandidati për deputetë i PDSH-së nga zona e Kërçovës, Ali Purellku theksoi se dita ditës po shfaqet fuqia e PDSH-së dhe po radhiten përkrahës të saj edhe në Kërçovë dhe zonat përreth, duke kuptuar realitetin e hidhur dhe mashtrimet.

“Ne jemi të bindur se me 27 prill do të jemi trefish më shumë vota. Ne jemi të bindur se si PDSH jemi të përgaditur për të bërë ndryshime në të gjitha sferat, si ate ekonomike, sociale, juridike dhe sfera tjera që kanë nevojë shqiptarët”, theksoi Purellku.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *