Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takohet me Gruevskin

Thaçi takohet me Gruevskin

16 prill-Kryetari i PDSH-së ka informuar kryeministrin në lidhje me shkatërimin e procesit demokratik gjatë Zgjedhjeve Presidenciale në raundin e parë nga ana e BDI-së, kërcënimet, shantazhet dhe terrorin e ushtruar mbi qytetarët shqiptarë që kanë dashur të votojnë.

Burime të brendshme nga PDSH-ja dhe VMRO-ja konfirmuan për portalin Shqipmedia se sot në Shkup janë takuar kryeministri Gruevski dhe lideri I PDSH-së Menduh Thaçi. Kryetari i PDSH-së ka informuar kryeministrin në lidhje me shkatërimin e procesit demokratik gjatë Zgjedhjeve Presidenciale në raundin e parë nga ana e BDI-së, kërcënimet, shantazhet dhe terrorin e ushtruar mbi qytetarët shqiptarë që kanë dashur të votojnë. Të njëjtën kohë lideri i PDSH-së ka kërkuar nga kryeministri të merren përgjegjësi institucionale që kjo situate të mos përsëritet në Zgjedhjet Parlamentare.

Poashtu është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ketyre dy partive pas Zgjedhjeve Paralmentare. Kryeministri ka siguruar zotin Thaci se gjatë zgjedhjeve parlemnatare të gjitha institucionet e shtetit do të funksionojnë me kapacitet të plotë për të pamundusëuar manipulimet dhe shkeljet në Zgjedhjet Parlamentare./Shqipmedia

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *